Vendgrumbullimi i plehrave në Gërhot është kthyer në një ‘mal’ gjigand që ndot qytetin e gurtë. Cdo ditë në këtë vend hidhen 64 metër kub mbetje urbane, edhe pse kjo nuk është sasia e përgjithshme që kjo bashki me 54 mijë banorë prodhon çdo ditë. Një pjesë e madhe e mbetjeve janë shtresëzuar prej më shumë se dy dekadash në përrenjtë malorë që përshkojnë të gjithë qytetin e Gjirokastrës. Në një të ardhme të afërt, në këtë vendgrumbullim mbeturinash në Gjirokastër nuk do të ketë më vend për mbetje, kurse derrat dhe sorrat do të nginjen mes plehrash. Shihni kronikën e përgatitur nga Top Channel.
©ArgjiroLajm.net