Sabah Kerjota ishte një nga emrat surprizë të Rolando Maran në këtë edicion të Nations League, por tekniku italian vijon të “blindojë” në tribunë sulmuesi e Heart. Edhe ndaj San Marinos, në këtë sfidë të kthimit, Kerjota e sheh veten jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar. Së bashku me Kerjotan, në tribunë përfundojë edhe Klevi Qefalija dhe Fetah Fetaji. Këto janë 3 emrat që Maran sakrifikon për takimin kundër San Marinos.
Nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e katër në Nations League edhe dy portierët, Etrit Berisha dhe Alen Sherri, i pari për shkak të pezullimit me karton të kuq, ndërsa Sherri ka pësuar një dëmtim në sfidën e fundit, atë kundër Finlandës. Për këtë takim, stafi i Maran vendosi të marrë në Kombëtaren A portierin e ekipit përfaqësues U-21, Alian Taho dhe portierin Simon Simoni.
Rikthehet në dispozicion të ekipit Luis Hasa i cili nuk udhëtoi në Finlandë, por qëndroi në Tiranë për t’u rikuperuar.
Lajme pozitive vijnë edhe nga Ardian Ismajli, me qendërmbrojtësin që fillimisht u stërvit në mënyrë të diferencuar, për shkak të ngarkesës fizike, por Ismajli është gati dhe në dispozicion për takimin kundër San Marinos.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







