• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marrëveshja, pse Rama dhe Basha do të bashkëqeverisin pas 25 qershorit

10/06/2017
Marrëveshja, pse Rama dhe Basha do të bashkëqeverisin pas 25 qershorit

Si asnjëherë më parë pikëpyetja e fushatës nuk është se cila parti do të fitojë zgjedhjet, por a do të ketë koalicion të gjerë PS-PD. Si janë ndarë analistët dhe cilat janë tezat e tyre pro dhe kundër marrëveshjes. Mustafa Nano dhe Armand Shkullaku shpjegojnë fushatën dhe kombinimet e mundshme pas 25 qershorit. Duke vendosur në qendër pyetjen se, “A ka pakt për bashkëqeverisje Rama-Basha”, “Mapo Weekend” sjell më poshtë qëndrimet e dy analistëve, të cilët shpjegojnë fushatën dhe parashikojnë kombinimet e mundshme pas zgjedhjeve.

Mustafa Nano thotë se Rama dhe Basha “kanë rënë dakord të qeverisin të dy pas zgjedhjeve. Ndryshe, nuk do të kuptohej dot as lufta që të dyja i kanë shpallur LSI-së, e as parehatia që ka kapur vetë LSI-në”

Të njëjtin mendim ndan edhe Armand Shkullaku teksa thotë se “palët po flasin për Shqipërinë, për republikën e re, për ngjyrat kuqezi, Rama ngre dy gishta dhe Basha përshëndet me grusht. Ata po përpiqen të ndërtojnë fabulën e një Interesi të Madh, që prevalon mbi interesat partiakë, po mundohen të krijojnë terrenin për një pakt të të mëdhenjve në emër të “shpëtimit” të Shqipërisë, që do t’ua lehtësonte, në sytë e votuesve të tyre, vendimin bizar për të qeverisur së bashku”

Nano është i mendimit se LSI-ja po e ndërton fushatën si opozita e ardhshme, ndërsa partitë e mëdha po sillen si aleatet e nesërme, por thotë se PS e ka të pamundur që PS të marrë 71 deputetë.

“Nga ana tjetër, gjasat që ai të lidhet me LSI-në pas zgjedhjeve janë edhe më të vogla. E kështu, sikur të mos jetë marrë vesh me Bashën për ta drejtuar vendin tok, atëherë do t’i binte që Rama ka luajtur si një leshko”, thotë Nano.

Për Shkullakun për marrëveshja për të qeverisur bashkë nesër, ka prodhuar sot këtë fushatë të çuditshme, e cila po synon t’i orientojë shqiptarët drejt vendimit të dy individëve dhe jo drejt zgjedhjes mes dy alternativave. Dhe për ta bërë të ngrënshme këtë gjellë, duhet patjetër të gjendet një “viktimë”, që në këtë rast është LSI-ja.

“Edi Rama për shembull, më shumë po iu drejtohet demokratëve që ta pranojnë edhe si kryeministër të tyre, se sa socialistëve. Ai po u thotë se do të punojë edhe për ta dhe se u ka bërë nder që nxori Bashën nga çadra dhe po e fut në gjirin e tij. Demokratët do ta kenë kryeministër të tyre, por nuk duhet të dëshpërohen sepse ai do t’u hapë një vend në makinën e tij. Gjithnjë në emër të interesit kombëtar. Për Ramën, Basha është pak dembel por është djalë i mirë që ia vlen t’ia pish dollinë. Ndërsa për Bashën, Rama është kryeministri që nuk ka mbajtur premtimet por jo më simboli i krimit, korrupsionit, drogës dhe rrënimit ekonomik të shqiptarëve”, thotë Shkullaku.

Njësoj si Nano edhe ai mendon as Rama e as Basha nuk mund të marrë 71 mandate.

Të pyetur se cilat do të ishin efektet pozitive dhe negative të një koalicioni PD-PS, Nano e Shkullaku e shohin me mosbesim këtë zhvillim të pas 25 qershorit.

“Nëse ata janë marrë vesh veç për ta garantuar mbijetesën, fuqizimin apo përjetësimin e pozitave të tyre në politikë, kjo nuk ka asnjë të mirë për vendin. Sepse me këtë logjikë, ku ndryshon koalicioni PS-PD nga koalicioni PS-LSI? Thjesht, pjesën e tepsisë që Rama ia jepte LSI-së tani do ia japë PD-së. E duke qenë se PD-ja e ka oreksin më të madh (është parti më e madhe), punët “e tepsisë” do të shkonin ndoshta më për dreq”, thotë Nano duke shtuar se do donte që të mos e shihte thjesht si një pakt pakt maskarenjsh këtë punë. “Saktësoj: Do doja. Nëse ata nuk janë marrë vesh që të bëjnë së bashku ca reforma që i duhen vendit, e që të prezantohen në Bruksel e kudo nëpër botë me një zë të vetëm, në mënyrë që kështu të përshpejtohej disi procesi i integrimit në BE, atëherë i bie që pakti të jetë një pesë me hiç”, thotë Nano.

Shkullaku nga ana tjetër shikon se efekt negativ të bashkëqeverisjes Rama-Basha, shumëfishimin e korrupsionit nga mungesa e një kontrolli të plotë:

“Unë nuk shoh ndonjë efekt pozitiv. Më duket qesharake t’u japësh meritë se po bëjnë paqe apo po shtensionojnë vendin pikërisht ata që e prodhojnë konfliktin dhe tensionin. Është si të përgëzosh dikë që i vë flakën një ndërtese dhe në fund i hedh një kovë me ujë për ta shuar. Sigurisht që nuk besoj as te sloganet se kjo po bëhet për integrimin, reformat, rajonin, Europën, Amerikën, stabilitetin, ngrohjen globale, rilindjen e re apo republikën e rilindur. Është thjesht një llogari politike interesash meskinë”, shprehet Shkullaku.

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Komisioni i Disiplinës merr vendimin, pezullohet trajneri i Superiores

Disiplina merr vendimet, e pësojnë klubet e Superiores

17/09/2026
EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri – Balkanweb.com – News24

EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al