Një banesë në qytetin e Fierit ka rënë pre e një grabitje në qytetin e Fierit. Mësohet se persona të maskuar kanë hyrë në një banesë nga ku kanë grabitur 10 mijë euro dhe më shumë se 550 mijë lekë të reja. Bëhet me dije se grabitësit kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet, K.M 56 vjeç. Ndërkohë pas marrjes së denoncimit policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.









