• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbahen zgjedhjet parlamentare në Rumani

06/12/2020
Mbahen zgjedhjet parlamentare në Rumani

Qytetarët në Rumani i janë drejtuar qendrave të votimit për të votuar për zgjedhjet parlamentare, në të cilat pritet të përcaktohet nëse liberalët pro-evropianë do të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet. Votuesit po zgjedhin pjesëtarët e rinj të parlamentit, një vit pasi që qeveria e minorancës e udhëhequr nga Partia Kombëtare Liberale, mori pushtetit pasi ra kabineti qeverisës i Partisë Social Demokrate.
Liberalët, të udhëhequr nga kryeministri Ludovic Orban, sipas sondazhit të fundit, kishin 28 për qind të mbështetjes popullore, ndërkaq socialdemokratët kishin 23 për qind. Përderisa vëzhguesit presin se do të ketë dalje të ulët në zgjedhjet – dalja vlerësohet se do të jetë 40 për qind – për shkak të koronavirusit, Orban u ka bërë thirrje rumunëve që të marrin pjesë në “zgjedhjet fundamentale”.
Duke folur pasi votoi, kryeministri rumun tha se nuk ka asnjë rrezik të infektimit me koronavirus në qendrat e votimit, nëse votuesit ndjekin rregullat e higjienës. Presidenti rumun, Klaus Iohannis, një aleat i Orbanit, tha se është “jashtëzakonisht e rëndësishme” që njerëzit të marrin pjesë në këto zgjedhje.
“Kjo është një ditë historike për të zgjedhur një parlament më të mirë që do të merret me problemet e rumunëve dhe do të bëjë ligje më të mira për Rumaninë”, tha ai pasi votoi në Bukuresht. Rumania, një prej shteteve më të varfra të Bashkimit Evropian, fillimisht nuk kishte pasur sukses në frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Por, qeveria e Orbanit më pas ndërmori masa, ku përfshihej edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për dy muaj, me qëllim që të ulej numri i infeksioneve. Por, këto masa ndikuan në ekonominë e vendit.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 19 milionë persona, të cilët do të zgjedhin 136 senatorë dhe 329 deputetë. Rreth 4 milionë rumunë që jetojnë në Evropën Perëndimore, tradicionalisht kanë votuar për socialdemokratët. Megjithatë ende është e paqartë se sa prej tyre do të marrin pjesë në këto zgjedhje, marrë parasysh kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit. Deri më tani, 40,000 anëtarë të diasporës janë regjistruar për të votuar përmes postës. /REL

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan dhe Juventus nuk “ndezin”, barazim pa gola në Serie A (VIDEO)

Milan dhe Juventus nuk “ndezin”, barazim pa gola në Serie A (VIDEO)

26/04/2026
Granit Xhaka gjen golin e parë, mesfushori protagonist sërish me Sunderland në Angli

Granit Xhaka si lider i Sunderland, pjesë e formacionit më të mirë

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al