• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhuna mbi turistët spanjollë, shembet lokali i Mihalit në Porto Palermo

21/08/2019
Dhuna mbi turistët spanjollë, shembet lokali i Mihalit në Porto Palermo

Forca të shumta Policie dhe IKMT-ja kanë zbarkuar këtë mëngjes në Porto Palermo dhe po kryejnë shembjen e restorantit “Panorma”. Ky aksion vjen menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku pronari i saj dhunoi turistët spanjollë.

Familjarët e Mihal Kokëdhimës kanë nisur të heqin pajisjet e restorantit, ndërsa pritet nga momenti në moment shembja e plotë e ndërtesës. Pronari i lokalit ndodhet pas hekurave, pasi gjykata vetëm pak ditë më parë caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Restoranti “Panorma” nuk kishte lejen përkatëse pasi ishte në proces legalizimi. Turistët spanjollë u larguan nga lokali i Mihal Kokëdhimes pasi nuk u pajtuan me shërbimin e ofruar. Ky moment ka bërë që pronari të ndjekë nga pas makinën e tyre, ndërsa më pas u kap në kofanon e mjetit duke goditur me grushte xhamin e mjetit.

Kush është familja spanjolle, që u dhunua në Himarë

Kryefamiljari Eugenio Galdon është një emër shumë i njohur në Spanjë. Ai është një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Spanjë. Galdon është themelues i ONO, kompania që ofron shërbime telefonike, televizive dhe internet, si dhe ka qenë President i kësaj kompanie deri në nëntor të vitit 2018.

Por përveç biznesit, ai njihet si një emër shumë i rëndësishëm edhe në administratë, teksa ka mbajtur poste mjaft të larta. Galdon ka qenë shefi i kabinetit të kryeministrit spanjoll, Adolfo Suárez dhe ish-drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.

Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar mazhoritar i “Multitel”, një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 “Vodafone” për 7.2 miliardë euro. Që nga Marsi 2014 ai është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. AI është pjesë e 200 njerzve më të pasur në Spanjë. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139.

Related Posts

Gjolek Guci reagon pas humbjes së Memaliajt: Jam përpjekur të bëj më të mirën. I uroj suksese kryetarit të ri dhe i kërkoj të bëjë maksimumin
Kryesore

Abuzimi me tenderat/ Ish-kryebashkiaku i Memaliajt dënohet me burg, i hiqet për 5 vite e drejta për funksione publike

18/11/2026
Taulant Balla: Rama do qeverisë Shqipërinë deri sa ta caktojmë ne
Kryesore

Taulant Balla: Rama do qeverisë Shqipërinë deri sa ta caktojmë ne

18/11/2026
Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë
Kryesore

Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë

18/11/2026
Kumbaro prezanton buxhetin për arsimin: Rriten bursat për studentët në 25 mijë lekë, mbështetje për mbi 11 500 të rinj
Kryesore

Kumbaro prezanton buxhetin për arsimin: Rriten bursat për studentët në 25 mijë lekë, mbështetje për mbi 11 500 të rinj

18/11/2026
Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Lajme

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

18/11/2026
Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin
Kryesore

Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

17/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E ardhmja në pankinë, Scaloni: Nëse gjërat shkojnë mirë, qëndroj te Argjentina

Befason Scaloni, Messi mund të jetë pjesë e Argjentinës në vitin 2030

18/11/2026
Pochettino sfidon Cityn: Manchesteri nuk do të jetë gjithmonë i kaltër!

Pochettino sfidon Cityn: Manchesteri nuk do të jetë gjithmonë i kaltër!

18/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al