• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mblidhet sot opozita, çdo të ndodhë me sezonin politik?

05/05/2020
Mblidhet sot opozita, çdo të ndodhë me sezonin politik?

Sot në mesditë, në Partinë Demokratike, do të mblidhet koalicioni opozitar, për herë të parë pas gati dy muajsh. Kreu i PD dhe krerët e partive aleate, pritet të diskutojnë për situatën aktuale, për mënyrën se si ka menaxhuar qeveria pandeminë, dhe më kryesorja, se çfarë do të ndodhë me sezonin politik në vend.

Shtyrja e gjendjen së fatkeqësisë natyrore deri me 23 qershor, e ka bërë të pamundur për të patur një aksion politik në terren. Edhe pse, opozita dhe lideri i saj, janë shprehur se mbështesin çdo kërkesë apo protestë të qytetarëve.

Sinjalet e para të disa lëvizjeve sporadike kanë nisur, me një miniprotestë në Fier gjatë vizitës së Ramës atje, apo një tjetër e banorëve të njësisë 5.

Opozita ka kritikuar qeverinë për mungesën e një plani dhe strategjie për menaxhimin e situatës shëndetësore, apo edhe për atë të hapjes dhe rikthimit të jetës normale.

Kritikat më të forta kanë qënë për paketën ekonomike, që sipas PD është e pamjaftueshme, jotransparente, dhe po ashtu, e ngadaltë, pasi ende nuk ka mbërritur tek bizneset dhe njerëzit në nevojë.

Nga ana tjetër, opozita ka bërë denoncime të forta për abuzime me tenderat, me anë të procedurave sekrete. Dhe siç është bërë e ditur, SPAK po avancon me hetimin e rasteve.

Po dje, nënkryetari i PD, Edi Paloka, në një intervistë për mediat u shpreh se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohëshme. Mirëpo, duke ditur se deri në fund të Qershorit gjendja do të vazhdojë të jetë e tillë, pastaj vijnë muaj e verës dhe pushimeve, me gjasë, aksioni opozitar do të duhet të presë Shtatorin.

Sot në mesditë, pritet të diskutohet për këto çështje, dhe koalicioni opozitar të dalë me një qendrim.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Merr fund lidhja mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit?

Erik Fullani reagon pas lajmeve për ndarjen nga Sara Hoxha

18/05/2026
NBA/ Dominim dhe spektakël, Cleveland triumfon ndaj Pistons dhe siguron finalen në Lindje

NBA/ Dominim dhe spektakël, Cleveland triumfon ndaj Pistons dhe siguron finalen në Lindje

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al