• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbrojtja është “Kalaja e Shkodrës”, Vllaznia ka shtatë ndeshje pa pësuar gol

12/02/2026
Qetësia para “furtunës Martini”, trajneri u jep pak frymëmarrje lojtarëve të Vllaznisë

Vllaznia e vitit 2026 po ndërton identitetin e saj mbi një bazë të hekurt, mbrojtjen. Prapavija kuqeblu është shndërruar në një bunker të vërtetë, duke i dhënë skuadrës shkodrane siguri, qetësi dhe vazhdimësi në rezultatet pozitive.

Në një sezon ku ekuilibrat vendosen shpesh nga detajet, Vllaznia ka zgjedhur të mos lërë asgjë rastësisë pas. Statistikat flasin qartë dhe me zë të lartë. Në vitin kalendarik 2026, shkodranët kanë zhvilluar 7 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, pa pësuar asnjë gol. Pesë prej tyre në kampionat dhe dy në kupë, ku kuqeblutë kanë qenë absolutisht perfektë, duke ruajtur portën të paprekur në çdo minutë loje.

Po ashtu ajo që shton vlerat e kësaj statistike është edhe fakti se 9 herë kampionët e vendit kanë fituar të gjitha ndeshjet ku nuk kanë pësuar gol. Në total, bëhet fjalë për 630 minuta pa pësuar gol, një shifër që konfirmon se mbrojtja është tashmë pika më e fortë e skuadrës. Një ecuri e tillë nuk është thjesht rezultat i fatit, por produkt i një pune të kujdesshme taktike, disipline dhe përqendrimi maksimal në çdo duel.

Një rol vendimtar në këtë seri kanë pasur edhe portierët. Pohls në kampionat dhe Jukaj në ndeshjet e kupës janë shndërruar në një garanci totale për Vllazninë. Me pritje vendimtare, dalje të sigurta dhe komunikim të vazhdueshëm me repartin difensiv, ata kanë dhënë qetësinë e nevojshme për gjithë skuadrën. Ajo që e bën edhe më mbresëlënëse këtë stabilitet është fakti se mbrojtja ka ndryshuar shpesh nga ndeshja në ndeshje. Megjithatë, emra si Gurishta, Çelikovic, Bajrami, Pusi dhe Gjini kanë treguar një nivel të lartë qëndrueshmërie dhe besueshmërie, duke u përshtatur me njëri-tjetrin pa probleme dhe duke ruajtur të njëjtin standard performance.

Në fund, Vllaznia e 2026-s po dërgon një mesazh të qartë për rivalët: për të kaluar këtë skuadër, duhet shumë më tepër sesa ide sulmuese. Me një mbrojtje solide, portë të blinduar dhe organizim shembullor, kuqeblutë po tregojnë se suksesi fillon nga prapavija dhe në Shkodër, ajo është më e fortë se kurrë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Europa League dhe Conference League/ Nuk ka shumë surpriza, në gjysmëfinale shkojnë pretendentët
Sport

Europa League dhe Conference League/ Nuk ka shumë surpriza, në gjysmëfinale shkojnë pretendentët

17/04/2026
Lojtari shqiptar do largohet nga klubi i Bundesligës, trajneri jep lajmin
Sport

Lojtari shqiptar do largohet nga klubi i Bundesligës, trajneri jep lajmin

16/04/2026
Messi pronar i klubit spanjoll, zyrtarizohet marrëveshja
Sport

Messi pronar i klubit spanjoll, zyrtarizohet marrëveshja

16/04/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën
Sport

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

16/04/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën
Sport

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

16/04/2026
Vijon të jetë i dëmtuar, Ernest Muçi jashtë listës për sfidën ndaj Alanyaspor
Sport

Te Trabzonspor presin rikthimin e Muçit, situata

16/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Europa League dhe Conference League/ Nuk ka shumë surpriza, në gjysmëfinale shkojnë pretendentët

Europa League dhe Conference League/ Nuk ka shumë surpriza, në gjysmëfinale shkojnë pretendentët

17/04/2026
“Live Forever” i Liam Payne merr një kthesë të frikshme pas vdekjes tragjike

“Live Forever” i Liam Payne merr një kthesë të frikshme pas vdekjes tragjike

16/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al