• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbushën “Benz-in” me kanabis, dy të arrestuar, dy shpallen në kërkim

12/04/2017
Mbushën “Benz-in” me kanabis, dy të arrestuar, dy shpallen në kërkim

Policia e Sarandës ka sekuestruar 17 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe ka vënë në pranga 2 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar shtetasit: Agron Prenga, 26 vjeç dhe Mariglen Hysenaj, 24 vjeç, të dy banues në Sarandë. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në qytet po qarkullonin 2 automjete të cilët dyshoheshin se po transportonin lëndë narkotike, Policia e Sarandës, ditën e djeshme menjëherë filloi ndjekja e këtyre mjeteve derisa u bë i mundur bllokimi i tyre në lagjen nr.1 Sarandë.

Në bazë të këtij operacioni, policia bëri të mundur bllokimin e dy automjeteve në lagjen nr.1 Sarandë dhe arrestimin e dy prej autorëve, pasi dy shtetas të tjerë në momentin e ndërhyrjes në flagrancë nga policia, janë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e qytetit. Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Benz-ML” me targë AA 371 ML, u konstatua një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 17 kg e dyshuar Cannabis Sattiva, 16 pako, të futura në një çantë sportive në bagazhin e këtij mjeti.

Në këtë mjet, policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Mariglen Hysenaj, si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin K.L., 29 vjeç. Gjithashtu, në mjetin tjetër tip “Benz C-Clas”, me targë AA 109 IL, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin Agron Prenga, si dhe ka shpallur në kërkim pasagjerin tjetër në këtë mjet, shtetasin grek A.E., 31 vjeç. Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorët kishin për qëllim të trafikonin lëndën narkotike drejt shtetit grek. Po punohet për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

Related Posts

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!
Kryesore

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

19/09/2026
E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni
Kryesore

E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni

19/09/2026
“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend
Lajme

“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend

19/09/2026
Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar
Kryesore

Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar

19/09/2026
U vetëplagos me armë, por gënjeu policinë, tre të arrestuar në Sarandë
Kryesore

Plagosën me thikë dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 persona

19/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Statuja e John Lennon në Penny Lane del në ankand, pritet të shitet për 100 mijë paund – Balkanweb.com – News24

Statuja e John Lennon në Penny Lane del në ankand, pritet të shitet për 100 mijë paund – Balkanweb.com – News24

19/09/2026
111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al