• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve, vetëm 150 studentë në Universitetin e Gjirokastrës

14/09/2018
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni

Ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve për shkollat e larta. Në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ Gjirokastër janë regjistruar rreth 150 studentë, një shifër shumë më e ulët krahasuar me një vit më parë. Numrin e konfirmon zv.rektori i këtij universiteti, Jani Dine, gjatë një interviste për Tv Gjirokastra. Ai thotë se kanë shpresë që gjatë raundit të dytë të aplikimeve, numri i studentëve të rritet. Përtej optimizmit të zv.rektorit, në fakt projeksionet janë që këtë vit akademik numri i studentëve të rinj në Universitetin e Gjirokastrës të reduktohet edhe më. Vit pas viti ky institucion i arsimit të lartë ka njohur rënie.

ArgjiroLajm.net publikoi dy javë më parë një analizë të thelluar, përmes së cilës dhamë këndvështrimin tonë se përse është rrënuar ky universitet dhe kush po e mban peng. Ndonëse nuk kishim përmendur nominalisht askënd, gjë që do ta bëjmë në vijim, sidomos kur të flasim për lidhjet e frikshme nepotike, për fat të keq shkrimi u interpretua si sulm i qëllimshëm ndaj universitetit. U interpretua vetem tek një pjesë e trupës akademike, sekserëve dhe batakçinjve që e përdorin atë institucion për t’u pasuruar.  Pjesa dërrmuese e atyre që e lexuan, rreth 7 mijë vetë, sigurisht që ndanin të njëjtin qëndrim me ne, përfshi këtu edhe ish drejtues dhe lektorë të shquar të universitetit, të cilët dërguan mesazhe inkurajuese tek ne për nxitjen e një debati që ndihmon në reformimin e këtij institucioni.

Ata që varën turinjtë ishin sekserët dhe batakçinjtë, që duan të ruajnë status-quonë. Me urdhresa të brendshme u mobilizuan në shpërndarjen e një shkrimi tjetër që kishte zbuluar konspiracionin e madh, se gjoja artikulli ynë ishte sponsorizuar nga Henri Çili për të shkatërruar Universitetin e Gjirokastrës. Është fiks strategjia e hajdutëve të zënë me presh në duar dhe që kur s’kanë nga t’ja mbajnë shpikin armikun imagjinar, kërkojnë fajin diku tjetër. Banaliteti shtohet më tej kur mëson se në armatën e të mobilizuarve ishte edhe një anëtar-lolo i Këshillit Bashkiak Gjirokastër, që e marrin për hundësh duke i diktuar kapërcimet sa nga njëra parti në tjetrën. Le më pastaj gjysmë-drejtoreshën që e zuri frika për burrin pedagog se mos ia përfshimë në atë listën e emërimeve nepotike. ‘Qershia mbi tortë’ ishte një burrë tjetër i shkurtër, thagmat e të cilit i di gjithë Gjirokastra.

Për këto dhe gjithë të tjerat me radhë do të flasim një moment tjetër. Dallimi mes nesh dhe jush është i madh, ndaj i varët turinjtë pas shkrimit tonë. Ne e duam universitetin aty ku i takon një universiteti të jetë, ndërsa ju e shikoni si ‘lopë’ për ta mjelë. Ne e duam të reformohet për të ndaluar rrënimin e mëtejshëm, ju doni të bëni sikur çdo gjë është brenda normalitetit mjafton që ofiqet tuaja të mos preken. Jemi dy botë të ndryshme! Vazhdoni ngushëlloni veten me teoritë konspirative që sajojnë dështakët pas frëngjive të Facebook. Sikur Eqrem Çabej të ishte gjallë dhe t’ju shihte, me siguri që do të kishte thënë: Zot, mos i fal sepse e dinë çfarë bëjnë!   

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al