• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Më bëri hatanë, ata kanë të drejtën e hakmarrjes”, flet nëna e djalit që vrau ish bashkëshorten në Fier

11/09/2021
“Më bëri hatanë, ata kanë të drejtën e hakmarrjes”, flet nëna e djalit që vrau ish bashkëshorten në Fier

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zhupan të Fierit, ku 31-vjeçari Elton Metaj nga fshati Peshtan vrau me automatik, ish-bashkëshorten e tij 23-vjeçare Sabrina Benga. Nëna e autori, Sabire Metaj tha për gazetarin Ervis Kuçi se i biri me nusen duheshin shumë dhe nuk e di si erdhi gjithë ky konflikt dhe më pas vrasja. Ajo tha se e ndjen dhimbjen njësoj si familja e vajzës, pasi Sabrinën e kishte rritur vetë.

“E mora vesh, nuk jam në gjendje të mirë. Më ka bërë hatanë. Unë s’kam bërë 40 ditë të babait. Varrosa babanë, varrosa vëllain. Me ne rrinte, nuk kuptohej fare që do ta bënte. Policia erdhi dhe kontrolloi. Kishte nja dy muaj që kishte dalë nga burgu, mbaroi dënimin.  Sa qe në burg, nuk e kam takuar vajzën e vogël. Ata duheshin dhe duheshin me kokë, nuk e prisja të ndodhte kjo. Më vjen shumë keq sepse e rrita vetë, si për atë si për tim bir, se mua më ka ikur dhe im bir me të. Kanë të drejtë dhe për hakmarrje. Përzihem me familjen e vajzës dhe unë. Është njësoj dhimbja si ata, se e mora 13 vjeç vajzën. E ka shteti në dorë. Flisnin dhe në telefon. Pas daljes nga burgu ishin takuar, i nxori çupën ajo. E vini veten në vendin tim, dhe aty flisni. Çe dua jetën më unë. Unë nuk e kam takuar Sabrinën. Dhimbja është e njëjtë si për ata, si për mua. Më vjen shumë keq. Nga policia e morëm vesh, erdhën në shtëpi. I mori vetë çuni në telefon, i tha jam në filan vend, do vetëvritem. Mori të atin në telefon dhe tha do vetëvritem, nuk e dua më jetën. Armën se kush ia ka dhënë. Asnjë nuk mbajmë si fis, gjallë në botë armë në shtëpi. Të përgjigjet ai që ia ka dhënë. Di kaq, ai e donte të shoqen, e donte me kokë. Po ta dija do e merrja në telefon do i thosha fshihu, nuk do ndodhte kjo. Çdo prind e mbron fëmijën e vet, por puna është se më bëri hatanë. Ça të them, ja vete unë, më qas familja. Dhe unë të njëjtën gjë do bëja, të më vriste çupën, do qasja njerëzit e dhëndrit. Më vjen shumë keq, dhimbja është tek të dyja palët. E kisha si çupë, e rrita vetë, shkonim..sikur të këmbenim një fjalë. Se si erdhi kjo papritur, kush ia mbushi mendjen, e morën në qafë. Shkonin, edhe duheshin”, tha nëna e autorit.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndryshime të mëdha: Fejesë në familjen e Gjestit dhe rikthim në muzikë

Ndryshime të mëdha: Fejesë në familjen e Gjestit dhe rikthim në muzikë

01/05/2026
Erika Kirk flet pas të shtënave në WHCD, kritikon gazetarët e “desensibilizuar”

Erika Kirk flet pas të shtënave në WHCD, kritikon gazetarët e “desensibilizuar”

30/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al