• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Më falni, e kam frikë burgun’. Flet 16-vjeçari që vrau nusen e xhaxhait dhe e hodhi trupin në rezervuar

08/01/2020
‘Më falni, e kam frikë burgun’. Flet 16-vjeçari që vrau nusen e xhaxhait dhe e hodhi trupin në rezervuar

Pas arrestimit, tre të rinjtë, edhe pse kanë hezituar fillimisht të flasin, nuk kanë rezistuar gjatë. Nipi i burrit të viktimës, L. S., ka filluar të qajë gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë. Kujtojmë se pak ditë më parë, i riu sëbashku me shokët e tij kanë shkuar për të grabitur në shtëpinë e nuses së xhaxhait, por u pikas nga e zonja e shtëpisë. Këtë të fundit pas pikasjes, e vranë duke e hedhur në rezervuar.

Burimet njoftojnë se ai është shprehur para hetuesve se e ka frikë burgun. Ai ka arritur ta pranojë edhe krimin, duke thënë se u duheshin paratë, por çdo gjë u iku nga kontrolli pasi gruaja e kishte njohur dhe kishte nisë të bërtiste.

“Neve donim vetëm të merrnim paratë. Ajo më njohu dhe filloi të bërtiste, duke na trembur se mund ta na gjente Policia brenda. Nuk e kishim menduar ta vrisnim. Na doli jashtë kontrollit situata. Ju lutem, më falni se e kam frikë burgun”, mësohet të ketë thënë për hetimin 16-vjeçari L. S.

Krimin e kanë pranuar edhe shokët e tij, bashkëpunëtorë. Edhe ata kanë thënë se nipi i familjes i ka orientuar duke u thënë se në shtëpi nuk ka njerëz, por kur kanë ndeshur në rezistencën e gruas, kanë bërë edhe lidhjen e saj dhe më pas vrasjen dhe hedhjen në rezervuar.

Sipas informacioneve të grupit hetimor, gjendja e tyre psikologjike është mjaft e rëndë, ndërsa gjatë gjithë kohës 16-vjeçari, i cili është edhe nipi i burrit të viktimës, ka qenë duke qarë. Pas zbardhjes së krimit të rëndë, në Polici janë shoqëruar edhe familjarët e viktimës dhe autorëve të dyshuar.

Të afërmit e 50-vjeçares që bënë edhe denoncimin mëngjesin e djeshëm për zhdukjen e saj, kanë hedhur akuza të rënda ndaj të rinjve. Ata janë shprehur se autorët duhet të vuajnë dënimin më të rëndë për veprimin që kanë kryer. Ndërkohë, familjarët e autorëve janë pyetur nëse kanë pasur dijeni rreth veprimeve të të rinjve.

Po ashtu, ata mësohet të jenë shprehur se ditët e fundit i mituri ka qenë mjaft i heshtur dhe rrinte i menduar. Por kjo nuk i ka shtyrë ata që ta pyesnin se çfarë kishte ndodhur me të. Ngjarja ka ndodhur më 5 janar, ndërsa Policia bëri me dije se janë arrestuar tre persona për vrasjen, nipin e burrit të viktimës dhe dy shokë të tij. /abcnews.al

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tensioni te Ferrari, Hamilton: Mercedesi i zbaton urdhrat direkt

Tensioni te Ferrari, Hamilton: Mercedesi i zbaton urdhrat direkt

25/08/2026
Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al