Andrea Mançini foli së fundmi si drejtori sportiv i Çezenës. Vlerësimin maksimal e pati për Kristian Shpendin, duke e quajtur sulmuesin më të mirë në Serinë B.
“E thashë që në fillim se Çesena nuk do të kishte nevojë ta shiste, dhe sidomos të mos e shiste me zbritje. Shpendi ishte një lojtar që e dinim se mund të ishte tërheqës në treg, sepse ai ka qenë i aftë të kalojë 10 gola në Serie B gjatë dy sezoneve të fundit, dhe po flasim për një lojtar të lindur në vitin 2003.
Shtypi raportoi një marrëveshje me Kremonezen si të mbyllur, por marrëveshja nuk u finalizua kurrë. Sigurisht që pati disa diskutime, por ne i dhamë Shpendit një vlerësim shumë të qartë, dhe asnjë ekip nuk na kontaktoi kurrë me idenë e vlerësimit tonë.
Jemi të kënaqur që Kristiani qëndroi, sepse personalisht e konsideroj atë sulmuesin më të mirë në Serinë B , dhe kjo do të thotë se po fillojmë me një avantazh. Kristian është i lumtur që do të qëndrojë, dhe ne jemi të lumtur ta mbajmë këtu”, u shpreh Mançini.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









