• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mediat greke: Rama i ka premtuar ‘Pashalimin’ Erdoganit për bazë ushtarake. Reagon Ministria e Mbrojtjes: Ka kërkesë për të qenë bazë e NATO-s

30/05/2020
Mediat greke: Rama i ka premtuar ‘Pashalimin’ Erdoganit për bazë ushtarake. Reagon Ministria e Mbrojtjes: Ka kërkesë për të qenë bazë e NATO-s

Mediat greke shkruan sot se “Pashalimani” mund të bëhet një bazë ushtarake e Turqisë, pasi kryeministri shqiptar Edi Rama i kishte premtuar Erdoganit dicka të tillë.

Mirëpo, burime për News 24 bëjnë me dije se pas bazës së Kuçovës, edhe Pashalimani po studiohet nga NATO për bazë detare. Ishte kjo kërkesë e bërë nga ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka që Aleanca të konsiderojë Pashalimanin edhe për shkak të gjeografisë dhe avantazheve që ofron për të investuar edhe aty një bazë detare.

Në tetor të vitit të shkuar Ministrja Olta Xhaçka i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters, duke i parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga NATO.

Ministrja Xhaçka u ka bërë të ditur drejtuesve të NATO-s se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nëse do të pranohej një kërkesë e tillë nga NATO atëherë do të ishte e vetmja nga Aleanca në Ballkan për t’iu përgjigjur sfidave të emigracionit apo sigurisë nga kërcënimet.

E në një përgjigje të kësaj kërkese Sekretari i Përgjtihshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi nga Brukseli se ekspertët e Aleancës po e vlerësojnë dhe do ta marrin në konsideratë një gjë të tillë.

Ndërkaq baza ajrore e Kuçovës do të jetë gati së shpejti, sipas projektit të hartuar nga NATO, një investim ky që kap vlerën e 50 milonë eurove./ News 24

Related Posts

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen
Kryesore

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen

16/11/2026
Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
Kryesore

Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin

16/11/2026
Protestë me topa para Kryministrisë
Kryesore

Protestë me topa para Kryministrisë

15/11/2026
Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë
Kryesore

Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë

15/11/2026
Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!
Kryesore

Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!

15/11/2026
Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B
Kryesore

Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B

15/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëria në vazon e tretë, ja kundërshtarët potencialë të kuqezinjve në eleminatoret e Euro 2028 – Balkanweb.com – News24

Shqipëria në vazon e tretë, ja kundërshtarët potencialë të kuqezinjve në eleminatoret e Euro 2028

16/11/2026
Shqipëria në vazon e tretë, ja kundërshtarët potencialë të kuqezinjve në eleminatoret e Euro 2028 – Balkanweb.com – News24

Shqipëria në vazon e tretë, ja kundërshtarët potencialë të kuqezinjve në eleminatoret e Euro 2028 – Balkanweb.com – News24

16/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al