• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mentor Petrela letër lamtumire për mjekun Drini Dobi: Një pemë ulliri do të mbillet në kujtimin tënd

21/12/2020
Mentor Petrela letër lamtumire për mjekun Drini Dobi: Një pemë ulliri do të mbillet në kujtimin tënd

*Letër lamtumire nga mjeku dhe profesori i njohur Mentor Petrela, për neurologun Drin Dobi, që humbi betejën me Covid më 9 dhjetor. Natë e ftohtë në Rinas nga një ‘arrivals’ jo e zakonshme, zbriste Drini nga qielli në prag Krishtlindjesh, sa për të na dhënë lamtumirën.

“Thyem rregullin” ne të mjekësisë të grumbulluar në heshtje me duartrokitje, duke shtruar asfaltin me karafila të bardhë. Qielli i errët nga smogu ndërkohë nuk linte të shiheshin yjet ose ndonjë meteor.

E-mailit të fundit të 11 Nëntorit me Drinin e shtruar në Neurologji me COVID-19 me propozime optimiste për shërbimin që drejtonte, nuk ia ktheva, parandjenjë më tepër se sa gabim, a peng duke imituar Dickens, që nuk ju përgjigj Andersenit kurrë.

Kur u paraqit si kandidat që kishte fituar të drejtën për t’u specializuar në Neurologji e pyeta: Drini nga Dobatet e Ismail Kadaresë je? Nisi të më shpjegoje lidhjet familjare, aty fiksova prozodinë e zërit të tij mbresëlënës. Më vone me Kukullën realizova disa karakteristika të ngjashme.

Ndoqi etapat e specializimit duke studiuar, por ajo që binte në sy ishte përkushtimi dhe humanizmi me të cilin trajtonte të sëmurët me një paralelizëm shembullor në kolegjialitet. Kreu specializimin dhe mbeti i uritur për të mësuar duke frekuentuar stafet e përjavshme duke pritur me këmbëngulje, deri sa të gjente një dritare kohë nga koha kirurgjikale për të diskutuar për pacientin “Shenjtin”* e tij.

Mbeti gjithnjë nxënës por siç i rrëfehej Gete Schillerit ”mos mirënjohja është dobësi nuk kam njohur njerëz të mëdhenj mosmirënjohës”. Prandaj Drini i vogël u rrit u bë shef Shërbimi i Urgjencës Cerebrovaskulare, mirënjohës ndaj atyre që e mësonin dhe shërbyes i përulur ndaj të sëmurëve, familjarëve, një ministër i vërtetë. Nuk iu desh shumë kohë Drinit për t’u bërë Aristotelian, kam qenë i bindur kur i kam besuar mësimdhënien e parë, ashtu si në portikun e Eton College shkruhet ”Teach me if you can” e meritoi me zellin e tij të ”tepruar”.

‘De mortuis nil nisi bonum’, nuk duhet, kërkoj ndjesë në qoftë se ndokush preket ose fyhet, por e vërteta është se Drini besoi shumë dhe kishte një asimetri të madhe në institucionin e besimit e të dashurisë së tij në raport me të tjerët dhe kjo e dëmtoi.

Në katër-pesë netët e fundit që kaloi në reanimacion e A3 arrita disa herë në ditë ta shoh përmbys pa konceptin ARN virale me leprozariumin biblik në mendje, duke i fërkuar pa doreza e pa maskë kurrizin leshator për t’i transmetuar sensibilitetin, buzëqeshjen, duke i folur e inkurajuar humanizmin që e dashuronte. Ishte vigjil, ‘arrita të fle’ më tha një ditë, të nesërmen më pyeti ‘do behëm mirë?’. Avioni pritej gjatë ditës, Florinda tek hyrja e reanimacionit me maskë me pyeti ‘si është profesor?’. I shastisur dhe duke mos identifikuar nga maska e saj arrita të vë maskën e teatrit e të mërmërisë “është i qëndrueshëm”. Më fal Florindë.

Na fal Drini!

Nota Bene.

Në oborrin e Polit të Neuroshkencave do të mbillet një pemë Ulliri In Memoriam të Drini Dobit

Related Posts

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç
Kryesore

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

20/08/2026
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit
Kryesore

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

20/08/2026
Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës
Kryesore

Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës

19/08/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim
Kryesore

I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim

19/08/2026
Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë
Kryesore

Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

20/08/2026
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

20/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al