• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merkato e nxehtë në Shkodër, rindërtimi nis nga mbrojtja/ Tre lojtarë jashtë planeve të Vllaznisë

08/06/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi

Vllaznia pritet të ketë një verë mjaft intensive në merkato, teksa një nga repartet që kërkon ndërhyrje të menjëhershme është padyshim mbrojtja. Pas përfundimit të sezonit 2025-26, kuqeblutë janë përballur me disa largime të rëndësishme në prapavijë, çka ka bërë që drejtuesit të kenë përpara një punë të konsiderueshme për të rindërtuar repartin difensiv.

Një nga emrat që momentalisht konsiderohet jashtë skuadrës është Elmando Gjini. Mbrojtësi i qendrës mbylli periudhën e huazimit nga Ballkani dhe deri tani nuk është arritur një marrëveshje e re mes klubeve për vazhdimin e bashkëpunimit. Në këto kushte, shtatlarti nuk bën pjesë në planet aktuale të Vllaznisë, duke lënë një boshllëk të rëndësishëm në qendër të mbrojtjes. Po ashtu, drejt largimit duket edhe Melos Bajrami. Kontrata e mbrojtësit me kuqeblutë ka përfunduar dhe gjithçka të çon drejt një ndarjeje mes palëve.

Futbollisti prej kohësh shihet si një nga lojtarët që mund të provojë një eksperiencë jashtë Shqipërisë dhe interesimi nga tregje të huaja e bën gjithnjë e më të mundshëm largimin e tij nga Shkodra. Edhe më problematike paraqitet situata në krahun e majtë të mbrojtjes. Kuros, Jago dhe Hakaj kanë mbyllur përfundimisht aventurën e tyre me Vllazninë, duke lënë plotësisht të zbuluar atë sektor. Nëse deri pak muaj më parë konkurrenca në atë pozicion ishte e konsiderueshme, sot stafi teknik duhet të mendojë për zgjidhje të reja, pasi aktualisht mungojnë alternativat natyrale në atë krah. Në fakt, duke parë përbërjen aktuale të organikës, numri i mbrojtësve të konfirmuar është shumë i kufizuar.

Nga prapavija e sezonit të kaluar, nën kontratë zyrtare me klubin vazhdojnë të jenë vetëm Gurishta, Pusi dhe Çelikoviç. Një situatë që e bën të qartë se merkatoja e verës për Vllazninë do të nisë pikërisht nga mbrojtja. Me fillimin e përgatitjeve verore që nuk është larg, drejtuesit kuqeblu nuk kanë shumë kohë në dispozicion. Përpara se skuadra të hyjë në fazën intensive të stërvitjes, afrimi i disa mbrojtësve duket një domosdoshmëri.

Qoftë në qendër apo në krahë, Vllaznia ka nevojë për përforcime të menjëhershme, në mënyrë që trajneri Edi Martini të nisë ndërtimin e ekipit të ri mbi baza më të qëndrueshme dhe me alternativa të mjaftueshme në repartin defensiv.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike
Sport

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

24/09/2026
Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve
Sport

Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve

24/09/2026
Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa
Sport

Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Dinamos

24/09/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë
Sport

Vetëm 38 gola në radhët e Shqipërisë, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues në Ligën e Kombeve

24/09/2026
Nations League/ Zvicra pa Xhakën, kush luan në vend të tij
Sport

Nations League/ Zvicra pa Xhakën, kush luan në vend të tij

24/09/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

Rruga e duhur, Egnatia e Dedes e nis më fort se ekipi kampion i Edlir Tetovës – Balkanweb.com – News24

24/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

24/09/2026
Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve

Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al