• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merkel: Duhet të pyesim veten ku do të përfundojë Evropa pas krizës

01/12/2020
Merkel: Duhet të pyesim veten ku do të përfundojë Evropa pas krizës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se duhet të pyesim veten se ku do të përfundojë Evropa pas krizës.
Në samitin digjital të qeverisë gjermane, kancelarja tha se Kina dhe Koreja e Jugut aktualisht po përjetojnë përsëri një rritje ekonomike. Njerëzit atje të gjithë mbajnë maska ​​dhe nuk ka demonstrata të jo konformistëve, theksoi Merkel.
Gjermania nuk mund dhe nuk dëshiron të përdorë të njëjtat mjete për të luftuar virusin si Kina me sistemin e saj të kontrollit. Sidoqoftë, duhet bërë një përpjekje për të qenë në gjendje të vazhdojmë teknologjikisht.
Ritmi i ngadaltë në ndryshimin digjital është një problem i madh, tha ajo. Kancelarja shpjegoi se urgjenca ende nuk njihet sa duhet në shumë fusha. Kjo çon në atë, që në një moment Gjermania thjesht të jetë e fundit që ecën në radhë.
Sovraniteti i të dhënave të ndjeshme
Kancelarja Angela Merkel kërkoi më tej që të gjitha vlerat tona të zbatohen edhe në botën digjitale. Mbi të gjitha, në botën e punës, shëndetit dhe etikës, theksoi ajo. “Humanizmi i shoqërisë sonë vetëkuptohet që duhet të mbetet edhe në botën digjitale,” tha kancelarja në Dortmund.
Në të ardhmen, të dhënat do të jenë sa produkt ekonomik, aq edhe vlerë e shoqërisë. Merkeli paralajmëroi që në ruajtjen dhe shkëmbimin e të dhënave kaq të ndjeshme të mos bëhemi të varur nga korporatat e mëdha. Përkundrazi, ajo tha se qasja duhet të jetë që “Evropa mund të bëjë gjithçka, duke përfshirë zhvillimin me sukses dhe funksionimin e strukturës së saj të të dhënave”.
Republika Federale e Gjermanisë duhet të ketë sukses në garantimin e sovranitetit të saj të të dhënave, dhe kjo përfshin infrastrukturën e saj të të dhënave, u tha në samit.
Me këtë rast aty u paraqit projekti Gaia-X. Gaia-X është një infrastrukturë e të dhënave në rrjet, d.m.th. një e ashtuquajtur re e të dhënave, në një nivel evropian. Përfaqësuesi i Ministrisë Federale të Ekonomisë për Ekonominë Digjitale, Thomas Jarzombek, tha se përparësia e këtij projekti është ndërveprimi i tij. Gaia-X është konceptuar si alternativë ndaj ofruesve amerikanë dhe kinezë. /DW/
 

Related Posts

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kemi parë gjëra që na kanë habitur shumë”, Laporte “ndez” ndeshjen me Argjentinën: Arbitri të bëjë punën

“Kemi parë gjëra që na kanë habitur shumë”, Laporte “ndez” ndeshjen me Argjentinën: Arbitri të bëjë punën

18/07/2026
Alarm para finales së Botërorit, anulohet stërvitja e fundit e Spanjës dhe lojtarët largohen me shpejtësi nga fusha. Në rrezik edhe Argjentina

Alarm para finales së Botërorit, anulohet stërvitja e fundit e Spanjës dhe lojtarët largohen me shpejtësi nga fusha. Në rrezik edhe Argjentina

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al