• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merkel në detyrë edhe pas zgjedhjeve

26/09/2021
Merkel në detyrë edhe pas zgjedhjeve

Angela Merkel pas zgjedhjeve është në post në mënyrë komisare, për aq kohë sa do të krijohet qeveria e re. Një limit kohor për këtë fazë nuk ka. Teorikisht Angela Merkel pra mund të jetë në post deri për Krishtlindjd. Pas 17 dhjetorit 2021 ajo do të arrinte kësisoj edhe rekordin e kohës në detyrë si kancelare duke etejkaluar edhe Helmut Kohl-in. Ky rekord do të ishte 5869 ditë.

Kompetencat e pushtetit të kancelares pas zgjedhjeve
Pas zgjedhjeve Angela Merkel lejohet të vazhdojë përkohësisht ushtrimin e detyrave. Ndër këto detyra bën pjesë edhe çështje të personelit. Pra ajo – teorikisht – mund të emërojë ose të shkarkojë ministrat.
Takimet e planifikuara për kancelaren gjithashtu duhet të realizohen. Sepse kaq shpejt nuk mund të krijohet qeveria e re. Ndaj me gjasë p.sh. Merkel do të shkojë edhe në takimin e fuqive kryesuese ekonomike, në samitin e G20 në fund të tetorit në Romë.

Dhuratat zyrtare i takojnë shtetit
Kancelarja nuk lejoeht që të gjitha dhuratat që ka marrë gjatë kohës në këtë post t’i çojë në shtëpi. Kjo ndalohet nga ligji i ashtuquajtur i ministrave. Dhuratat ajo i ka marrë si kancelare dhe jo si personi Merkel. Ndaj të gjitha dhuratat inventarizohen dhe janë pronësi e shtetit. Po ashtu edhe tavolina e punë, karrikja dhe veprat e artit, që shteti ka vënë në dispozicion gjatë mandatit të saj, i mbeten shtetit.
Por Angela Merkel lejohet që kabinetin e deritanishëm të vazhdojë ta përdorë, derisa të jetë zgjedhur kancelari apo kancelarja tjetër.
Zgjedhja është detyrë e Bundestagut të ri që është zgjedhur, i cili me propozimin e presidentit zgjedhje pasuesin ose pasuesen e Merkelit.
Parlamenti i ri

Bundestagu i ri i dalë nga zgjedhjet duhet që të mblidhet në seancën konstituuese më e vonta 30 ditë pas votimeve, Kjo është e parashikuar në nenin 39 të ligjit themelor
Sapo të shpallet rezultati përfundimtar zyrtar nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve dhe janë përcaktuar emrat e të gjithë deputetëve të rinj, montuesit e administratës së Bundestagut fillojnë të montojnë rishtas poltronët  (ulëset) e deputetëve në sallën plenare.
Bisedimet e koalicionit për krijimin e qeverisë
Kapitulli më i vështirë pas zgjedhjeve janë bisedimet për koalicion. Për këtë nuk ka një afat kohor të ëprcaktuar nga ligji. Pjesëmarrësit e dinë këtë dhe negociojnë çdo detaj për ndarjen e pushtetit. Në bisedime temat kanë të bëjnë me objektivat e partisë, personat për postet ministrore dhe marrëveshja e koalicionit.
Bisedimet e koalicionit i hapin kandidatët kryesorë të partive, që kanë marrë votat më të shumta në zgjedhje. Në shumicën e rasteve kandidati kryesor është njëkohësisht edhe kandidati për kancelar, i cili ka të drejtë të përcaktojë se me cilat parti do të krijojë qeverinë.
Bisedimet për koalicion shpesh zgjasin shumë, ndaj shumica e partive gjatë kongreseve të tyre i pyesin anëtarët, se për cilën parti janë dakord ta kenë partnere koalicioni. Mund të zgjasë me muaj derisa të krijohet një koalicion.
Zgjedhja e kancelarit
Presidenti si përfaqësuesi më i lartë i Gjermanisë mbi bazën e raporteve të mazhorancës në parlamentin e ri propozon personin, që ka shanset më të mëdha për t’u mbështetur nga deputetët, për postin e kancelarit. Për këtë janë parashikuar deri në tre raunde votimesh në parlament./DW

Related Posts

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026

Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026

18/07/2026
Milan dashurohet pas Modric, gati rinovimi i kontratës – Balkanweb.com – News24

Luka Modriç qëndron në Milano, fantazisti kroat ndërpret para kohe pushimet, gati të firmosë rinovimin me “Djallin”

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al