Me incidente ka nisur kjo e diel në Atikë të Athinës. Një zjarr i rënë në një kamion plehrash u përhap në makinat e parkuara aty pranë. Gjithsej 11 makina u përfshinë nga flakët. Fatmirësisht punëtorët e kamionit të plehrave janë në gjendje të mirë shëndetësore. Deri më tani nuk ka ende informacione se si ka rënë zjarri, ndërsa hetimet vijojnë nga ana e autoriteteve.