• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mesazhet para vdekjes të pacientëve me Covid

19/11/2020
Sërish bilanc tragjik nga Italia, 889 viktima 24 orët e fundit

Disa luftojnë fort kundër sëmundjes, të tjerët kundër frikës. “Nuk dua të çmendem, më lër të fle pa u zgjuar”, shkroi 20 ditë më parë për mjekët, një 70-vjeçare e shtruar në repartin Covid të spitalit Vannini, në Casilino.

Gruaja refuzoi t’i nënshtrohej terapisë me oksigjen. “Më falni fëmijët e mi, por unë dua të vdes duke fjetur”, i tha fëmijëve të saj.

Ato janë skena tronditëse, njerëzore shkatërruese, që vetëm ata që kanë jetuar në fushën e betejës e dinë se çfarë do të thotë. Dr. Francesca Alfonsi, një psikologe dhe psikoterapiste në njësitë e kujdesit intensiv të spitalit, bën rolin e ndërmjetëses së komunikimit midis pacientëve dhe familjeve të tyre.

Më shumë se njëqind njerëz, që nga fillimi i emergjencës, kanë vdekur para syve të saj. Asaj iu besua detyra për të përcjellë jo vetëm fjalët e fundit të pacientëve në pavijonet Covid, por edhe t’u jepte atyre forcë.

I përcjell pacientit përkëdheljet, “në faqe” ose “në këmbë” që “i pëlqen aq shumë” dhe që gruaja e tij, e dashura, në anën tjetër të telefonit, nuk mund t’ia japë.

Dy ditë më parë një pacient 50-vjeçar nuk pranoi të intubohej. “Babi nuk mund të heqësh dorë tani – i thotë vajza 27-vjeçare – unë ende duhet të martohem, duhet të më çosh në altar.

Motra ime duhet të diplomohet. Lëre veten të intubohesh, bëje për ne, nuk mund t’ia mohosh vetes këtë mundësi”.

“Ekziston një nevojë e madhe për t’i dhënë vazhdimësi jetës së përditshme, – shpjegon doktoreshe Alfonsi për median italiane “La Repubblica”, – unë ruaj emra në memorien time madje edhe tonet e zërit, sepse më janë besuar aspektet më intime të marrëdhënieve familjare. Gjatë intervistave përjetohen momente të një emocioni të madh”

Ka ndodhur që një 55-vjeçar pak para se të shuhet i ka pëshpëritur këto fjalë: “Thuaji gruas time që në dhomën e gjumit, brenda sirtarit të sipërm të gardërobës sime, ka një letër për të”. Është testamenti i shkruar me të dhënat e llogarive rrjedhëse bankare, dhe udhëzimet për të ardhmen e familjes.

Pacientët e intubuar nuk janë më të vetëdijshëm. Dhe përmes psikologut ata marrin “përkëdheljet”, fjalët e nipërve dhe mbesave.

“Gjyshi nxito të kthehesh – i jep forcë më i madhi nga pesë nipërit e mbesat”

Shënimi i fundit i gjetur në një nga ato shtretër bosh i përket një 51-vjeçari që u largua 20 ditë më parë. “Unë të kam dashur më shumë se çdo gjë tjetër në botë, por jam më të vërtet i lodhur dhe nuk mund të duroj më”. (“La Repubblica”, Il “Giornale”, gazeta “Si”)

Related Posts

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet
Kryesore

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

16/08/2026
Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë
Kryesore

Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë

16/08/2026
Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam
Kryesore

Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam

16/08/2026
Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë
Kryesore

Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë

16/08/2026
Sherr i dhunshëm në Sarandë, dy të plagosur (Emrat)
Kryesore

Rrihet shefi i krimeve në Sarandë, ka dëmtime në trup dhe fytyrë

16/08/2026
Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik
Kryesore

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026
Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore kundër Malit të Zi në muajin shtator

Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore kundër Malit të Zi në muajin shtator

16/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al