• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mesazhi i fortë i Artan Hoxhës për 21 Janarin: Shqiptarët nuk do ta harrojnë (VIDEO)

21/01/2020
Mesazhi i fortë i Artan Hoxhës për 21 Janarin: Shqiptarët nuk do ta harrojnë (VIDEO)

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka përkujtuar sot 21 janarin 2011, ku katër persona humbën jetën pasi u vranë gjatë një proteste në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha e cilëson këtë ngjarje si më të turpshmen dhe krim shtetëror, i cili edhe sot pas nëtë vitesh ka mbetur i pandëshkuar, edhe pse është i dokumentuar, sipas tij me zë dhe figurë.

“Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika… Mbeten perjete te vetmit deshmore ne Bulevardin “Deshmoret e kombit”. Viktima te pafajshme te shtetit Shqiptar, qe duhej te ishte aty per ti mbrojtur jetet tuaja por ne fakt beri te kunderten. Ne 30 vite postkomunizem, nuk di masaker me te dokumentuar, me ze e figure, se ky krim shteteror, dhe deshtim me te turpshem te drejtesise per te ndeshkuar autoret e ketij krimi. Kater jete te pafajshmish u ekzekutuan pa pike meshire ndersa protestonin me duar ne xhepa para godines me te mbrojtur te vendit.

I urdheruar nga zyra e njeriut me te fuqishem te shtetit dhe i ekzekutuar nga oficeret me te larte drejtues te Gardes se Republikes, te veshur me uniformen e shtetit shqiptar, te armatosur me armet e shtetit shqiptar, te paguar nga parate e shqiptareve, moren jeten e kater bashkekombasve te tyre.”-shkruan Hoxha.

Më tej, ai thekson se sot pas nëntë vitesh nga ngjarja tragjike, jo vetëm që nuk është bërë drejtësi për katër viktima të pafajshme, por janë po të njëjtat figura të politikës, që sot vetëm kanë ndryshuar pozicionet.

“Nente vite me pas, asgje nuk ka ndryshuar nga ajo e premte e zeze e 21 janarit 2011, tmerresisht dhe paturpesisht asgje. Jane po te njejtet lider politike edhe me te korruptuar se ate pasdite te zymte, qe thjeshte kane nderruar pozicionet drejtuese ne krye te ketij vendi.

Jane po ata te pandeshkuar kurre per masakren qe shkaktuan faqe gjithe shqiptareve, qe sot premtojne lufte kunder korrupsionit politik dhe drejtesi per te gjithe. Jane po ata, me kostumet e sperkatura me gjakun e shqiptareve, me duart e zhytura ne krim e vrasje. Jane po ata qe urdheruan tu vrasin per tu bere shembull qe askush prej nesh mos guxonte te protestonte perballe asaj godine. Jane po ata qe terhoqen kembezen e automatikut, qe krimin e tyre u munduan t’ja faturojne xhaxhait me cader, qe bene cdo gje per te fshehur gjurmet dhe provat e krimit.”-thekson Artan Hoxha.

Më tej, ai shigjeton edhe kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën socialiste, që në 21 janar, në opozitë udhëheqnin protestën, janë po ata që premtuan drejtësi, por që drejtësi nuk u bë kurrë.

“Jane po ata, te pafytyre qe u premtuan drejtesi, dhe nuk ua dhane kurre. Jane te njejtet qe edhe kete dite do te bejne te njejten maskarade qe kane bere per 9 vite me radhe ne bulevardin “Deshmoret e kombit”. Qe ne vend te llogarise per premtimin e pambajtur, do t’ja hedhin fajin tjeterkujt, prokurorit qe nuk hetoi, gjykatesit qe nuk dha drejtesi, duke shpresuar qe minutat dhe oret e kesaj dite te kalojne sa me shpejt, qe t’ju heqin qafe duke u percjelle me duar ne shpatulla,sa me pare te jete e mundur.

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sot ju me jetet tuaja te humbura tragjikisht, jeni bere barre e rende per ata qe i kane duart e lyera me gjakun tuaj, dhe per ata qe premtuan se do ti ndeshkonin vrasesit. Ju jeni aty, ne ate bulevard si statuja mermeri qe tregojne me gisht kush jane vrasesit dhe shkaterruesit e ketij vendi. Deri sa drejtesia per jetet tuaja te vendoset, shpirterat tuaj nuk do te prehen te qete. ”-shkruan më tej gazetari.

Artan Hoxha është mjaft i ashpër edhe me pushtetin e asaj kohe, po aq sa edhe më atë të sotmin, ndërsa shkruan se “Ata do u shfaqen naten ne gjume, do u kallin daten, lidereve burracake dhe frikacake, te korruptuar deri ne palce, qe per te mbrojtur karrigen e pushtetit, apo per ta fituar ate, j’u sakrifikuan si kurban ne vendin e shenjte.
Per 9 vite me radhe nuk jemi lodhur se treguari se kush ju vrau dhe si u mundua ti lante duart nga gjaku juaj.

Se kush i mashtroi dhe i genjeu me premtime boshe dhe lote krokodili, femijet tuaj te mbetur jetime, grate, nenat, motrat dhe vellezerit tuaj, se nuk do linte gur pa levizur deri sa drejtesia te ndeshkonte vrasesit.”.

Sipas Hoxhës, sot “kur kane kaluar plot 9-te vite nga ajo e premte e zymte janari, së paku ju, familjet tuaja, bashkekombasit tane, por dhe gjithe bota mbare, nuk ka piken e dyshimit se kush ju masakroi mbi ate bulevard. E ndersa vitet pa ju kalojne si pa u ndjere, shpresa se vrasesit do te ndeshkohen, duket dhe me e zbehte.
Por se paku shqiptaret ne cdo 21 janar do tu kujtojne si xhenazeja e mbetur ne pragun e deres se kesaj elite politike, si maskaralleku dhe ndyresia me e madhe qe ata i kane bere popullit te vet…

Prandaj cdo 21 janar, shqiptaret nuk do tu harrojne, perkundrazi do tu kene ne kujtese si deshmore te protestes popullore kunder korrupsionit politik.
Ndersa ata “larte”, nuk do te gjejne derman deri sa drejtesia te shkoj ne vend.”.

Po ashtu, ai shkruan se edhe nese i shpetojne ndeshkimit ne kete bote, zoti do tua rezervoje nje “surprize” per shpirtrat e tyre ne boten e pertejme.

“Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sido te shkoje, jetet tuaja nuk shkuan dem, ato sherbyen per tu treguar shqiptareve se kush jane fytyrat e verteta te Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit.
Pavarsisht se 9 vite me pas, Iliri, nga zv-kryminister dhe minister i dorehequr, i kapur me bllok me dore, eshte president i vendit. Luli, nga minister i brendshem sot eshte kryetar partie dhe lideri i opozites.
Saliu, nga kryeminister, eshte duke shijuar pensionin nga Facebook-u i tij.
Kurse prijesi i protestes tuaj, ai qe u thirri ne shesh ate te premte janari, prej 7 vitesh po shijon frytet e te qenit kryeminister dhe njeriu me i fuqishem ne vend. Sigurisht edhe per merite te gjakut tuaj te derdhur ne bulevard, duke vazhduar te premtoje se nje dite vrasesit do te dalin para drejtesise. “-përfundon postimin e tij gazetari Artan Hoxha.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

17/05/2026
Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al