• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mesazhi i gabuar i qeverisë ‘Rama 2’ për Gjirokastrën

26/03/2018
Mesazhi i gabuar i qeverisë ‘Rama 2’ për Gjirokastrën

Në fillim të mandatit të dytë qeverisës vihen re disa lëizje të çuditshme të qeverisë ‘Rama 2’ sa i përket emërimeve të drejtuesve nëpër rrethe. Nisi fillimisht me prefektët e qarqeve dhe duket se po vazhdon edhe me emërime të tjera. I fundit në Gjirokastër është drejtori rajonal i OSHEE-së, Robert Lili. Ai është përzgjedhur si fitues i konkursit për këtë institucion dhe pritet që së shpejti të nisë zyrtarisht punën. Lë kryeqytetin për të ardhur në Gjirokastër. Natyrisht që nuk mund të kemi asnjë paragjykim për të, profesionin, përvojën e tij dhe as dëshirën e mirë që mund të ketë për të punuar në atë institucion. Ajo që mbetet shqetësuese në një situatë të tillë, është mesazhi që japin tek qytetarët emërime apo përzgjedhje të tilla. Është ngritur shpesh shqetësimi se nga Gjirokastra po largohen gjithnjë e më shumë njerëz jashtë vendit apo nëpër qendra të tjera urbane.

Vetëm gjatë vitit 2017 sipas INSTAT, u larguan rreth 3 mijë vetë. Sigurisht që faktori kryesor mbetet papunësia, mungesa e alternativave dhe hapësirat për t’u ndjerë të vlerësuar në vendlindje, për t’u promovuar në një vend pune etj. Mendoni pak se përse duhet të qëndrojë në Gjirokastër një i ri i diplomuar në kryeqytet apo edhe në Universitetin ‘Eqrem Cabej’, kur shikon se edhe në ato pak vende pune në administratën shtetëtore, vijnë njerëz nga jashtë qytetit apo qarkut. Nuk është qëllimi të tregohemi lokalist dhe të pengojmë njerëzit të lëvizin për punë nga njëri qytet në tjetrin. Kjo është një e drejtë njerëzore dhe s’e ndalojmë dot me ligj. Vallë nuk ka qarku Gjirokastër njerëz të shkolluar dhe të aftë për të drejtuar Prefekturën, OSHEE-në apo ndonjë institucion tjetër? Sigurisht që ka dhe do të vazhdojë të ketë.

Ky nuk është patriotizëm lokal, as folklorizëm dhe as cinizëm ndaj Astrit Aliajt, Robert Lilit apo të tjerëve. Këta të fundit janë në të drejtën e tyre të ushtrojnë profesionin dhe funksionet që kanë, sikundër janë të mirëpritur në Gjirokastër, por nëse qeveria ‘Rama 2’ do të vazhdojë me katapultime të tilla, sigurisht largimet nga Gjirokastra do të vazhdojnë. Ata pak të rinj që shkollohen aty apo kthehen nga Tirana, meritojnë të mbështeten, t’u delegohet përgegjësi dhe të ndjehen të vlerësuar në vendlindje. Nëse kjo nuk ndodh, mesazhi direkt që qeveria dërgon në Gjirokastër është ky: Ju jeni vetëm për të paguar taksat sepse punët e tjera s’i bëni dot!      

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

11/04/2026
Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al