Diego Maradona nuk kishte alk ool ose ilaçe narkotike në trupin e tij në kohën e vd ekjes, ka zbuluar autopsia e tij, sipas raporteve nga Argjentina. Sipas agjencisë së lajmeve “Télam”, raporti më i fundit zbuloi, megjithatë, praninë e barnave të përdorura për të trajtuar depr esionin dhe ankthin. Maradona vd iq në moshën 60 vjeçare më 25 nëntor në shtëpinë e tij në Buenos Aires.
Sipas agjencisë së lajmeve argjentinase “Télam”, një autopsi paraprake më parë këtë muaj përcaktoi se Maradona vdi q në gjumë pasi pësoi një edemë akute të mushkërive, në mënyrë efektive një grumbullim i lëngjeve në mushkëri. Kjo ishte “sekondare ndaj dështimit kronik të përkeqësuar të zemrës” dhe një “kardiomiopati e zgjeruar”, thuhet në raport.
Agjencia e lajmeve shtoi se raporti i fundit deklaroi se asnjë substancë alkoolike ose ilaç ilegal nuk ishte i pranishëm në trupin e Maradonës në kohën kur ai vd iq..
Në këtë raport gjithashtu u zbulua se veshkat dhe mëlçia e Maradonës ishin dëmtuar rëndë dhe se zemra e tij peshonte më shumë se 500 gram, afërsisht dy herë më shumë se tek një person mesatar.





