Lionel Messi ka pësuar një dëmtim vetëm dy javë para se Argjentina ta fillojë aventurën në Kupën e Botës. Kapiteni i Argjentinës do të mungojë në ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Lorient në kampionatin francez për shkak të dëmtimit në “thembrën e Akilit”.
Klubi francez ka deklaruar se dëmtimi nuk është shumë i rëndë dhe pret që argjentinasi të rikthehet javën e ardhshme në stërvitje të plotë për ndeshjen kundër Auxerre, që do të jetë edhe e fundit para Botërorit.
Por duke qenë se është në moshën 35-vjeçare, frika për rikuperimin e plotë të argjentinasit është e madhe, teksa bëhet gati për Botërorin e Katarit, që me shumë mundësi do të jetë i fundit për të.