• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mianmar/ Të paktën 90 persona të vrarë në protestat pro-demokracisë

27/03/2021
Mianmar/ Të paktën 90 persona të vrarë në protestat pro-demokracisë

Të paktën 90 vetë u vranë të shtunën në Mianmar ndërsa junta vazhdoi goditjen brutale ndaj protestuesve pro-demokracisë në të gjithë vendin në Ditën e Forcave të Armatosura, sipas dëshmitarëve dhe raporteve të shumta të lajmeve. Kjo është një nga ditët më vdekjeprurëse të protestave që nga grushti ushtarak i 1 shkurtit. Faqja e lajmeve Myanmar Now raportoi se të paktën 29 njerëz u vranë në Mandalay, përfshi një djalë 5 vjeç. Të paktën 24 protestues gjetën vdekjen në përleshjet e dhunshme me policinë gjatë natës në Yangon. Në një shfaqje të forcës, regjimi ushtarak mbajti një paradë masive në kryeqytetin Naypyidaw për të festuar Ditën e Forcave të Armatosura, e cila përkujton fillimin e rezistencës lokale ndaj pushtimit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa trupat marshonin së bashku me automjetet e ushtrisë, udhëheqësi i juntës, gjeneral Min Aung Hlaing mbrojti përsëri grushtin e shtetit dhe u zotua të heqë dorë nga pushteti pas zgjedhjeve të reja, pa specifikuar ndonjë datë. Min Aung Hlaing mori pushtetin përmes grushtit të shtetit më 1 shkurt. Udhëheqësit e Juntës e kanë justifikuar grushtin e shtetit duke thënë se zgjedhjet e përgjithshme të 8 nëntorit të fituara nga partia Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi ishin të manipuluara – një akuzë që komisioni zgjedhor e hodhi poshtë. Protestat e vazhdueshme janë përhapur në të gjithë vendin që nga grushti i shtetit të shoqëruara shpesh nga një goditje e ashpër e sigurisë kundër protestuesve. Sipas medias shtetërore, qeveria ushtarake e Mianmarit kishte paralajmëruar protestuesit se mund të rrezikonin të qëlloheshin në kokë gjatë demonstratave të shtunën ndërsa vendi shënoi Ditën e Forcave të Armatosura./VOA/

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish-banori i ‘Ferma VIP’: Moza Ahmeti, një e lajthitur e kohës së komunizmit

Ish-banori i ‘Ferma VIP’: Moza Ahmeti, një e lajthitur e kohës së komunizmit

05/05/2026
VIDEO/ Arsenali tregohet i madh në Champions, eleminon Atleticon dhe shkon në finale

VIDEO/ Arsenali tregohet i madh në Champions, eleminon Atleticon dhe shkon në finale

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al