• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mijëra qytetarë mblidhen për kurban dhe pelegrinazh në malin e Tomorrit (FOTO)

22/08/2022
Mijëra qytetarë mblidhen për kurban dhe pelegrinazh në malin e Tomorrit (FOTO)

Mes diellit që nxeh rrugën e ngushtë dhe dredharake që të çon në malin e Tomorrit, me qindra autovetura ngjiten dhe zbresin me vështirësi. Datat 20-25 gusht shënojnë pelegrinazhin e përvitshëm në malin e Tomorrit, vendin e shenjtë të bektashinjve, por që vizitohet prej mijëra shqiptarëve të besimeve të ndryshme fetare.

Teksa afrohesh drejt majës, tingujt e muzikës popullore, kafshët e gjalla në pritje për t’u bërë kurban, aroma e mishit të pjekur dhe kaosi i makinave që përpiqen të gjejnë parkim, të japin ndjesinë se po shkon drejt një festivali veror në mal.

Kjo festë bektashiane lidhet ngushtë me emrin e shenjtorit Abaz Ali, për të cilin legjenda thotë se erdhi përpara qindra viteve me kalin e tij në malin e Tomorrit. Gjurmët gjenden në teqen e parë përgjatë rrugës që të ngjit drejt majës. Rituali më i rëndësishëm i këtij pelegrinazhi është flijimi i një qengji, pra “kurbani”. Familje të tëra shkojnë atje për të blerë dele apo qengja, të cilat vetë tregtarët apo kasapët i flijojnë në thertoren që ndodhet në majë të malit.

Pasi kafsha flijohet, familjarët lyejnë ballin e tyre me gjakun e saj. Në majë të malit, pranë varreve të dervishëve, bie në sy thertorja, e cila kutërbon erën e gjakut të derdhur kudo në dysheme. “Çdo vit theren pothuajse rreth 10 mijë krerë bagëti,” thotë njëri prej kasapëve. Një qengj tregtohet nga 10 mijë në 15 mijë lekë të reja, në varësi të peshës.

“Këtë vit jemi shumë herë më mirë se vjet,” tha një tjetër kasap në thertoren që ndodhet në majë të malit të Tomorrit, duke iu referuar fitimeve. Pasi i therin dhe i rrjepin lëkurën, familjarët e fusin mishin e freskët nëpër thasë të mëdhenj, për të vijuar më pas rrugëtimin e tyre duke e shoqëruar me fjalët “na ndihmoftë”.

Shumë prej besimtarëve bektashinj e çojnë deri në fund rrugëtimin, duke qëndruar për netë të tëra nën çadrat e ngritura në majën e Tomorrit, deri në përfundimin e pelegrinazhit.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
I “rrëmbyen” firmën Kane, tani Bayern synon një mesfushor dhe një portier – Balkanweb.com – News24

I “rrëmbyen” firmën Kane, tani Bayern synon një mesfushor dhe një portier – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al