• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministria e Brendshme nxjerr “bllof” Vangjel Tavon: Qendra e votimit nuk i ka ndryshuar, hedhim poshtë përpjekjen për dezinformim

20/11/2020
Vangjel Tavo bën fushatë me Covid: Rama dështoi me menaxhimin e pandemisë, ai i quan mjekët ‘bluzat e zeza’

Ministria e Brendshme ka reaguar përmes një deklarate pasi ish-deputeti Vangjel Tavo ka akuzuar se i kanë ndryshuar vendbanimin pa e njoftuar më parë. Përmes një deklarate shpjegohet si qëndron situata dhe hidhen poshtë pretendimet e ish-deputeti të LSI-së.

Deklaratë e Ministrisë së Brendshme

Duke marrë shkas nga insinuatat e papranueshme të ish-deputetit Vangjel Tavo, të cilat janë amplifikuar më pas nga disa përfaqësues politikë dhe mediatikë, Ministria e Brendshme e gjen të nevojshme të informojë publikisht se:
1. Deklaratat e bëra publike në datë 18.11.2020 në rrjetet sociale nga ish-deputeti Vangjel Tavo janë absolutisht të pavërteta.
2. Asnjë çregjistrim arbitrar nuk është kryer, as për shtetasin Vangjel Tavo, as për familjarët e tij dhe për asnjë person tjetër, as në Dropull dhe as në ndonjë vend tjetër.
3. Në zbatim të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Ministria e Brendshme ka publikuar deri tani 2 herë ekstraktet e listave e zgjedhësve për zgjedhjet e datës 25 prill 2021. Këto lista janë afishuar në mjediset e bashkive dhe njësive administrative në të gjithë vendin, ku përfshihet natyrisht edhe Bashkia Dropull.
4. Në mënyrë paralele ekstraktet e listave zgjedhore janë të publikuara në Portalin e-Albania, në të cilin çdo qytetar ka mundësi të verifikojë qendrën e tij të votimit.
5. Në të njëjtën kohë, Ministria e Brendshme, nëpërmjet Gjendjes Civile, me anë të shkresës nr. 7944/1, të datës 03.11.2020, i ka dërguar Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim një kopje elektronike të ekstraktit të fundit zgjedhor të bërë publik.
6. Në këto kushte, kanë ekzistuar të gjitha mundësitë që z.Tavo dhe partia ku ai bën pjesë, të verifikonin se asnjë lloj zhvendosje nuk është bërë, as për atë dhe as për personat e tjerë për të cilët aludohet në mungesë totale përgjegjshmërie.
7. Siç mund të shihet edhe në listën e publikuar në mjediset e hapura të Bashkisë Dropull, një foto e së cilës i bashkëlidhet kësaj deklarate, shtetasi Vangjel Tavo është pjesë e saj me numrin rendor 370, Qendra e Votimit 4286/1, pranë Shkollës 9-vjeçare Jorgucat. Në po të njëjtën listë janë edhe emrat e familjarëve të z.Tavo.
8. Shfaqja e emrit të shtetasit Tavo në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, në adresa të tjera të pronave të tij në Tiranë, apo në ndonjë vend tjetër, nuk ka lidhje dhe as nuk mund të ndryshojë qendrën e tij të votimit, por vetëm sa pasqyron një fakt sipas ligjit.
Në këto kushte, Ministria e Brendshme hedh poshtë me vendosmëri të gjitha përpjekjet për të dezinformuar opinionin publik përmes përhapjes së qëllimshme të informacioneve të rreme, të cilat nuk i bëjnë nder autorëve të tyre.
Ministria e Brendshme fton aktorët politikë dhe mediatikë që të përmbahen nga publikimi i lajmeve të pavërteta që lidhen me këtë temë, duke i lutur që të shfrytëzojnë mundësitë e shumëfishta për verifikimin e tyre në listat e publikuara, pranë bashkive, në listat që kanë marrë ose mund të marrin në çdo kohë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile si dhe portalin e-Albania, ku mundësia e verifikimit është e hapur për cilindo.
Ministria e Brendshme garanton qytetarët se do të zbatojë me rigorozitet absolut të gjithë detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore dhe institucionale në zbatim të Kodit Zgjedhor.

Por pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, ish-deputeti ka reaguar sërish.
“Ja prova e skandalit të madh e të paprecedent të sektit të rilindjes e çrregjistrimit të banorëve nga paniku i humbjes së kësaj qeverie më 25 prill. Prova për Ministrinë e Brendshme, deputetët kukulla pa përvojë, dhe për transparencë për median dhe opinionin publik.”

Related Posts

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono
Kryesore

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono

20/08/2026
Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan
Kryesore

Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan

20/08/2026
Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!
Kryesore

Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

20/08/2026
Fluksi turistësh në Vlorë, vizitorët italianë zgjedhin qytetin bregdetar
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet me traumë në kokë drejt spitalit

20/08/2026
Lista e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Delvinës (Emrat)
Kryesore

Plagosja me thikë në Delvinë, para një jave viktima plagosi nipat e autorit në Sarandë

20/08/2026
Shpopullimi i frikshëm/ Dy orë piva kafe në Delvinë dhe pashë gjithë e gjithë 10-15 vetë
Kryesore

Plagosje në Delvinë, detajet e para

20/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FORMULA 1/ Rinis lufta për fronin, kush mund ta rrëzojë Antonelin?

FORMULA 1/ Rinis lufta për fronin, kush mund ta rrëzojë Antonelin?

21/08/2026
Play Off i Conference League/ Barazim dinjitoz ndaj Pafos, Dinamo “kockë e fortë”

Play Off i Conference League/ Barazim dinjitoz ndaj Pafos, Dinamo “kockë e fortë”

20/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al