Gjatë një takimi në Dropull me fermerë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka hedhur poshtë zërat që thonë se blegtoria po falimenton.
“Ata që thonë se blegtoria po falimenton, nuk dinë çfarë flasin. Ne sot konsumojmë në vendin tonë 95% të produkteve blegtorale. Pra shumicën e nevojave të vendit i plotësojmë me prodhimet tona. Të dashur fermerë, ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet që ju ngrini”, është shprehur Krifca. ©argjiroja.net