Ministrja Mirela Kumbaro ka folur në një intervistë për Erla Mëhillin në Euronews për sezonin e ri turistik. Ajo tha se bizneset e hotelerisë kanë rezervime deri në muajin shtator. Ministrja solli shembullin e Gjirokastrës ku ka dyndyje turistësh. Sipas saj ajo duhet të rezervonte që në muajin prill apo maj për të pasur një dhomë të lirë këtë periudhë. Më poshtë deklarata e Kumbaros.