Nga Mirela Kumbaro
2020 me ato që kaluam duket se është viti që duam të harrojmë…
POR, unë kam një arsye që t’i kujtoj më të mirën këtij viti në Qarkun e Gjirokastrës ku lanë lindur disa qindra bebe në të 7 bashkitë Dropull, Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Tepelenë e Memaliaj! Pati më shumë lindje këtë vit se sa një vit më parë!
Bukuroshet e bukuroshëte rinj që iu shtuan zemrës së Jugut, treguan se Jeta është më e fortë!
Se kjo zemër e Shqipërisë është më e fortë se flama që për fat të keq na mori disa prej më te mirëve nga shokët duke na thyer zemrën tonë
Prandaj dua sot- para se ta mbyllim një herë e përgjithmonë këtë vit të mundimshëm por që nuk na mundi dot, – t’u uroj mirëseardhjen bebeve të këtij Qarku dhe t’i falenderoj për mbarësinë që na sollën për ta nisur vitin 2021 me dashurinë për Jetën, me dashurinë për Familjen, me dashurinë për Tjetrin.
Zgjodha t’u uroj mirëseardhjen jo vetëm në Jetë, por edhe në botën e Dijes duke u dërguar në vend të kartolinës librin e parë të bebes, për t’u hapur kështu bibliotekën e tyre të parë që me Dijen e tyre ta bëjnë më të bukur të ardhmen e të 7 bashkive të krahinës më të bukur në botë.
Nuk do të rresht së besuari se Dija dhe Kultura do të na nxjerrin në dritë, dhe se vetëm përmes Emancipimit do ta bëjmë më të bukur Qarkun e Gjirokastrës ku unë kam privilegjin e patreguar të jem deputete, dhe të gjithë Shqipërinë
Prandaj Gëzuar të gjithë bashkë për një Vit të Ri 2021 ku jo vetëm ta duam më shumë njeri tjetrin por edhe ta dëgjojmë më shumë, ta kuptojmë më shumë dhe të mësojmë më shumë nga njeri tjetri!
Ju kam xhan.