• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mirela Kumbaro: Në periudhën janar-shtator 8.3 milionë të huaj vizituan Shqipërinë

05/10/2023
Mirela Kumbaro: Në periudhën janar-shtator 8.3 milionë të huaj vizituan Shqipërinë

Në periudhën janar-shtator 8.3 milionë të huaj vizituan Shqipërinë, sipas bilancit të këtij sezoni turistik veror.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro pohoi se turizmi ishte kryefjala e vitit që po shoqëron kudo Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, diplomatike dhe mediatike.

“Në këtë vit, që meriton të quhet turistik, u krenuam, si me Tiranën që është kthyer në destinacion të mirëfilltë turistik si një laborator arkitekturor modern por edhe plot energji rinore, sportive dhe kulturore, ashtu edhe agroturizmet nga Tropoja, apo Thethi deri ne Elbasan, Ersekë e Tepelenë, me lumin Vjosa në krye, pa përmendur këtu epitetet lavdëronjëse për bregdetin tonë nga mediat e huaja.
Thënë kjo, sfida dhe përgjegjësia bëhet edhe më e madhe, sepse pritshmëritë do të jenë shumë më të larta për vitin që vjen, prandaj, kjo do të jetë kryefjala: përgjegjësia për të mos zhgënjyer asnjë turist në 2024”, u shpreh ministrja Kumbaro.

“Muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj, rreth 30% më shumë se viti i kaluar, ndërsa 9-mujori shënoi 8,3 milionë, ose 1,9 milionë vizitorë të huaj më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar. Nuk i përmend për t’u krenuar por për t’u ndërgjegjësuar se kur vendi përshkohet, jetohet, eksperimentohet, udhëtohet, nga gati 5-fishi i popullsisë së qëndrueshme, përgatitja, mobilizimi dhe vëmendja, madje dhe alerti, janë dhe duhet të jenë shumë më lart”, theksoi Kumbaro.

Në analizën e sezonit turistik veror, ministrja foli për punën e bashkive dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për pastrimin e territorit, ku sipas saj lufta me mbetjet ende nuk është fituar dhe nga ana tjetër përmendi bashkëpunimin e suksesshëm me të gjithë aktorët që morën pjesë në mbarëvatjen e sezonit turistik veror si Policia Kufitare, Policia e Shtetit, Urgjenca Kombëtare, etj.

Ministrja Kumbaro përmendi si suksese të sezonit turistik veror 2023, Kalendarin e Unifikuar të Eventeve TEA, si dhe numrin e lartë të vizitorëve në Zonat e Mbrojtura.

“Këtë sezon i dhamë të gjithë vizitorëve një udhërrëfyese, një mikeshë në zbulimin e eventeve siç ishte TEA – Kalendari i Unifikuar i Eventeve Turistike, që në vetëm 2 muaj është shkarkuar më shumë se 23 mijë herë. Dhe s’mund të lë pa përmendur as vizitorët në Zonat e Mbrojtura, të cilat janë më shumë se asnjëherë tjetër, plot 3,2 milionë deri në muajin gusht, me qindra mijëra shqiptarë e të huaj që zgjodhën të futen në brendësi të territorit, në parqet natyrore e kombëtare, nga Alpet e Shqipërisë, e deri në Syrin e Kaltër.
Është konkretizimi më i mirë se ekoturizmi nuk është një term që i përket strategjive, por realiteti i pashmangshëm e aq shumë i dëshirueshëm njëkohësisht”, vazhdoi Kumbaro.

Për sa i përket nisjes së përgatitjeve dhe prioriteteve për vitin e ardhshëm, Kumbaro përmendi ndarjen e stacioneve të plazheve, projektligjin e ri për turizmin, strategjinë e re turizmit dhe së fundi instrumentin e ri të statistikave për turizmin sipas metodologjisë ndërkombëtare të miratuar nga Organizata Botërore e Turizmit.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Kumbaro u ndal edhe tek eventet e planifikuara për vitin e ardhshëm që ndikojnë direkt në promovimin e Shqipërisë siç janë panairi “FITUR Madridt”, “ITB Berlin” dhe mikpritja në Tiranë mbi 40 ministra nga gjithë Evropa në organizmin e Komisionit Europian të Organizatës Botërore të Turizmit.

Në takim ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëkohësisht zv/kryreministrja Belinda Balluku, ministri i Brendshëm Taulant Balla si dhe kryetarët e bashkive, operatorë të turizmit e përfaqësues të tjerë të sektorit.

Related Posts

Aksident tragjik në autostradë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kryesore

Aksident tragjik në autostradë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30/06/2026
Rama ulet për kafe në Radhimë: Kamarierët paguhen 1000 euro/muaj. S’kemi paga më të ulëta se Greqia
Kryesore

Rama ulet për kafe në Radhimë: Kamarierët paguhen 1000 euro/muaj. S’kemi paga më të ulëta se Greqia

30/06/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj/ Pas dy muajsh arrati vetëdorëzohet në polici Marjaldo Nela

30/06/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Kryesore

Rama: Do të dalim më të fortë nga kjo vorbull

30/06/2026
Ardit Bido sulmon deputetin e Lëvizjes Bashkë: Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër. Redi Muçi: Balta jote nuk bën dot pis!
Kryesore

Ardit Bido sulmon deputetin e Lëvizjes Bashkë: Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër. Redi Muçi: Balta jote nuk bën dot pis!

30/06/2026
Protestuesit sulmojnë deputetin e Gjirokastrës (VIDEO)
Kryesore

Protestuesit sulmojnë deputetin e Gjirokastrës (VIDEO)

30/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Norvegjia thyen Bregun e Fildishtë, Haaland i dhuron kualifikimin, tani përballen me Brazilin

Norvegjia thyen Bregun e Fildishtë, Haaland i dhuron kualifikimin, tani përballen me Brazilin

30/06/2026
Kampion bote me Gjermaninë, Hummels i pamëshirshëm pas eliminimit: Shumë lojtarë të tërhiqen, Nagelsman të marrë vendimin e duhur

Kampion bote me Gjermaninë, Hummels i pamëshirshëm pas eliminimit: Shumë lojtarë të tërhiqen, Nagelsman të marrë vendimin e duhur

30/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al