POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjet, iu gjetën 48 kuti me pije energjike si dhe një sasi produkte mishi, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.