• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Misteri i fikjes së navigatorit, pse ndaloi jahti turk në portin e Sarandës?

30/09/2019
Misteri i fikjes së navigatorit, pse ndaloi jahti turk në portin e Sarandës?

Një telefon satelitor i sekuestruar brenda jahtit luksoz “Atik Bey” dhe navigatori GPS,i këtij mjeti lundrues është dërguar për ekspertim nga prokuroria e Lezhës, e cila është dhe institucioni që po heton këtë çështje. Telefoni satelitor është gjendur gjatë këqyrjes filmike dhe me fotografim, që i është bërë jahtit nga ana e policisë dhe prokurorisë Lezhë. Ky telefon i përket kapitenit të jahtit “Atik Bey”, shtetasit turk Sezgin Yavuz, i cili prej gati një muaj rezulton i zhdukur dhe nuk ka asnjë të dhënë mbi vendodhjen e tij.

Nëse ky telefon satelitor do të arrihet të dekodohet dhe të mësohet se cilat kanë qenë komunikimet e kapitenit me personat e tjerë, atëherë do arrihet të hidhet më tepër dritë mbi zhdukjen misterioze të Sezgin Yavuz. Eskpertimi i navigatorit GPS të jahtit dhe telefonit satelitor të gjendur në jaht, do të kryhet nga eskpertët e laboratorit të Ministrisë së Brendshme.Deri në këto momente, ka rezultuar e konfirmuar edhe nga të dhënat e mara nga Forca Dedatare, se drejtuesi i Jahtit me hyrjen në ujërat territoriale Shqiptare, ka fikuar navigator disa herë, çka ka krijuar dyshime se kapiteni turk mund të jetë takuar me dikë tjetër në det të hapur, i cili po ashtu ka qenë në lundrim. Ndërkohë për këtë çështje vijojnë hetimet edhe për sa i përket mbledhjes së informacioneve mbi të kaluarën e kapitenit të jahtit luksoz shtetasit turk, Sezgin Yavuz dhe pronarit të mjetit lundrues biznesmenit të tekstileve Nedim Akyuz.

Ky i fundit disa herë ka bërë përpjekje në prokurori, madje duke futur në këtë çështje dhe influencën e ambasadës turke, por sërish prokuroria e Lezhës ka vendosur të mos kthejë mjetin lundrues, pasi kjo është e vetmja provë që ekziston mbi këtë çështje. Jahti për prokurorinë e Lezhës është një vendngjarje, dhe deri në këto momente ai po trajtohet si një vendngjarje. Pista kryesore e hetimin, siç është raportuar më herët, është prishja e pazareve të drogës dhe mundësia e vrasjes së kapitenit. Për herë të fundit ky jaht është regjistruar në portin e Tivarit në Malin e Zi, aty ku kapiteni Sezgin Yavuz ka qëndruar nga data 30 gusht deri në datën 2 shtator. Sinjali i fundit i përket orës 18:20 minuta në datën 2 shtator në afërsi të Kotorrit në Malin e Zi ku dhe më pas komunikimi i tij me GPS është fikur. Kapiteni ka fikur transponderin GPS për 14 ore teksa ishte në brigjet Shqiptare, në vijën bregdetare Dhërmi- Seman dhe Durrës-Velipojë. Më konkretisht gjatë orës 17:25 (15 korrik) deri 00:21 (16 korrik) është fikur GPS përgjatë brigjeve në jug nga Dhërmiu në Seman.

Ndërsa nga ora 02:37 (16 korrik) deri 07:49 është fikur GPS nga Durrësi deri pranë brigjeve veriore në Velipojë. Jahti “Atik Bey” në datën 1 korrik është nisur nga Bodrumi në Turqi duke filluar të lundrojë drejt Greqisë dhe më pas në ujërat shqiptare, ku ka mbërritur me 15 korrik, pa fikur asnjëherë deri në këtë moment sinjalin GPS (Transponder), një aparat që lejon të gjurmohet gjithë lëvizja në lundrim e çdo mjeti lundrues. Me 15 korrik jahti mbërriti përballë portit të Sarandës dhe që këtu nisin disa lëvizje të çuditshme: Jahti nuk futet në port, por qëndron jashtë tij për disa minuta dhe më pas rinis lundrimin: Përse? Ka kontaktuar dikë apo ka marrë në bord dikë? Jahti vazhdon lundrimin dhe përballë Dhërmiut fik Transponderin duke u zhdukur kështu nga radarët për 8 orë rresht. GPS rindizet kur jahti Atik Bey ndodhet tashmë përtej grykëderdhjes së Semanit.

Duke qenë se GPS është i fikur nuk dihet nëse jahti ka qëndruar në det të hapur apo është afruar në breg. Lundrimi vazhdon dhe pasditen e 15 korrikut përballë brigjeve të Durrësit jahti e fik sërish transponderin për t’u rishfaqur 6 orë më pas, në 8 të mëngjesit të 16 korrikut përballë Velipojës, ku transponderi ndizet sërish. Nga ky moment e tutje jahti futet në ujërat e Malit të Zi dhe gjatë gjithë muajit gusht lundron në Kroaci duke prekur porte të ndryshme, deri më 30 gusht kur jahti kthehet në portin e Budves ku qëndron dy ditë dhe më pas, pasi ka fikur sërish GPS zhduket deri më 7 shtator kur gjendet në ujërat e Shëngjinit pa asnjë person në bord./ Dosja.al

Related Posts

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani
Lajme

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani

15/12/2025
Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara
Kryesore

Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara

15/12/2025
Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”

15/12/2025
Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara
Kryesore

Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara

15/12/2025
Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije
Kryesore

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije

15/12/2025
Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së
Kryesore

Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

16/12/2025
Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

15/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al