Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos përdorin doreza në këtë kohë pandemie, pas nuk janë të nevojshme. Në një reagim në rrjetet sociale, mjeku ka publikuar informacionin më të fundit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, ku thuhet se Covid-19 nuk mund të transmetohet me lehtësi përmes prekjes së objekteve apo sipërfaqeve të infektuara. Sipas studimit të CDC, mundësistë për t´u infektuar nga sipërfaqet apo objektet e infektuara janë të vogla.
“Lajm i mire miqte e mi! CDC (Centers for Disease Control and Prevention – USA) tani informon se virusi nuk trasmetohet me lehtesi permes prekjes se objekteve apo siperfaqeve te infektuara! Megjithese eshte ende e mundur, kjo mundesi eshte zbuluar qe eshte shume me e vogel se sa mendohej fillimisht. Pra, ato dorezat hiqini po patet mundesi!”, shprehet ai.
Ky reagim i tij vjen pasi Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme se janë konfirmuar 12 persona me COVID-19. Sipas MSH-së numri i të infektuarve ka shkuar në 981. Lajmi i mirë është se për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.