• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjeku i skandalit të Onkologjikut: Pacientët me kancer vinin vetë në klinikën time. Fillova dy punë që të mos merrja para nën dorë

03/10/2024
Mjeku i skandalit të Onkologjikut: Pacientët me kancer vinin vetë në klinikën time. Fillova dy punë që të mos merrja para nën dorë

Mjeku Edmond Gashi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme, për të dëshmuar për skandalin e zbuluar javë më parë në Spitalin Onkologjik, ku pacientët me kancer udhëzoheshin të shkonin në klinika private, dhe jo në shtet.

I pyetur nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ai është shprehur se nuk ka marrë pjesë në asnjë skemë korruptive, madje ka pretenduar se ka hapur klinikën e tij private duke u përfshirë në dypunësim vetëm që të mos merrte para nën dorë.

“Ndaj u angazhova në dypunësim edhe në shtet edhe në klinikë, për të mos u përfshirë në mitmarrje”, mësohet të ketë thënë Gashi. Më pas, ai ka pretenduar se më shumë ndërhyrje kirurgjikale i ka kryer në spitalin e shtetit dhe një pjesë të vogël i ka bërë në klinikën e tij private.

Gjatë dëshmisë së tij, siç ka mësuar gazetarja Anila Hoxha, mjeku onkolog Edmond Gashi ka pohuar se shumë pacientë kanë kërkuar me vullnet të lirë që të ndiqeshin në klinikën private të tij dhe jo në spitalin shtetëror.

SPAK po heton dhe rolin e drejtoreshës së spitalit të Onkologjikut nëse ajo ka kryer siç duhet punën e saj gjatë kohës që mjekët janë akuzuar për afera korruptive dhe nëse ajo ka denoncuar në ndonjë moment rastet.

Skandali me Spitalin Onkologjik u bë publik në qershor të këtij viti kur Prokuroria e Tiranës zbërtheu skemën kriminale se si mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik bënin pazare dhe orientonin drejt privatit pacientët e diagnostikuar me kancer.

Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private, me çmime shumë të shtrenjta dhe që rëndonin direkt në xhepat e pacientëve në luftë për jetën.

Related Posts

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026
Kryesore

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

14/05/2026
Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza
Kryesore

Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza

14/05/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

Aksidenti/ Ndërron jetë babai i ministres Adea Pirdeni

14/05/2026
Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale
Kryesore

Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale

14/05/2026
Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit
Lajme

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do
Kryesore

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Studimet e fundit: Akupunktura mund të lehtësojë migrenën dhe dhimbjet kronike

Studimet e fundit: Akupunktura mund të lehtësojë migrenën dhe dhimbjet kronike

15/05/2026
Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

14/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al