• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mjerim nuk është të jesh i varfër. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist

10/11/2025
Mjerim nuk është të jesh i varfër. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist

Nga Adrian Thano

Një grua nga periferia del në rrugë për të protestuar, me fotografinë e burrit të vdekur në minierë, në dorë. Nuk ka pamjen e zonjave firmato të parlamentit, qeverisë, opozitës që flasin për fuqizimin e gruas nga sallat me ajër të kondicionuar. Sytë e saj janë të lodhur, gishtat të rrudhur, flokët të parregullt, si fjalët që thotë. Por pamja e saj flet më shumë se çdo fjalim apo konferencë për media.

Ajo është fytyra e padrejtësisë sociale në një vend që qeveriset nga socialistë.

Prej disa javësh, minatorët e Spaçit në veri kërkojnë legjitimimin e sindikatës dhe siguri në punë; ndërsa naftëtarët e Marinzës në jug kërkojnë një pagë që t’i mbajë gjallë mes tymit dhe helmeve të naftës.

Dy realitete, dy skaje të vendit, por e njëjta gjuhë: gjuha e njeriut të papërfaqësuar, të lënë pas, që kërkon pak vëmendje nga një Tiranë ku çdo ditë shfaqet luksi i pacipë i atyre që i drejtojnë: Përgjime ku milionat e eurove zhduken si pesëleksha, makina që kushtojnë sa një galeri e tërë kromi, orë që vezullojnë mbi kyçet e korrupsionit, darka ku gromësijnë të vetëkënaqur ata që firmosin koncesione të paguara me djersën e atyre që nuk kanë as oksigjen.

Ironia është therëse: Shqipëria qeveriset prej vitesh nga një parti që e quan veten të majtë. Tetëdhjetë e tre deputetë majmen me etiketën “socialistë”. Asnjë prej tyre, hiq ndonjë postim jo zyrtar, nuk pipëtin për Spaçin dhe Marinzën. Kanë harruar thelbin e së majtës: mbrojtjen e klasës punëtore, barazinë sociale, dinjitetin e punës. Në vend të tyre, kemi ligje speciale që i shërbejnë kapitalit.

Punëtori, dikur shtylla morale e së majtës, është kthyer në një fjalë të bezdisur që nuk përdoret më as në fjalime. Pasunarët tanë të rinj i sikletos mjerimi. Por mjerim i vërtetë nuk janë ata që luftojnë për frymëmarrje. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist. Nuk ka mjerim më tragjik dhe më qesharak se falsiteti.

Fatkeqësisht, edhe pjesa tjetër e shoqërisë sonë, e marrosur pas lekut, ka zgjedhur të mos i hedhë sytë aty ku jeta shkurtohet për pak euro në ditë. Ka mungesë ndjeshmërie dhe solidariteti. Një shoqëri që nuk mbron dinjitetin e atyre që punojnë, jo vetëm e majtë apo e djathtë nuk është, por nuk është më fare shoqëri.

Është një treg i ndotur, ku shitet e blihet çdo gjë. Edhe shpirti./ Gazeta Dita/

Related Posts

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026
Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet
Kryesore

Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet

17/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë
Kryesore

Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë

17/06/2026
Deputetja e Shkodrës largohet nga PS: Prej sot do të jem e pavarur! Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë pa u bashkuar me parti
Kryesore

Ish-deputetja e PS denoncon kërcënimet që ka marrë: Nëse i ndodh gjë familjes sime, sa të kem jetë do t’ju shkatërroj!

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al