Monika Kryemadhi nuk e mohon që i kushton vëmendje të veçantë pamjes së jashtme. Ajo tha se është e rëndësishme që shqiptarët të kujdesen si për look-un dhe për shëndetin e tyre, teksa fliste për akuzat se ka shpenzuar qindra-mijëra euro për ndërhyrje estetike.
Gazetarja Eni Vasili ka vendosur ta ngacmojë, duke i thënë se është e dukshme që “ka ardhur në formë” dhe “duket shumë mirë”, por Kryemadhi modestinë ia ka faturuar gjeneve.
Eni Vasili: Ke ardhur pak në formë nuk mund të mos e themi. Je shumë mirë…
Monika Kryemadhi: Është edhe njëçik gjenetike. Prandaj Edi Rama thotë merruni me operacione plastike, se ato janë shkrimet më të klikuara
Vasili: Do na e tuash sekretin?
Kryemadhi: Shqiptarët merren më shumë se çfarë vesh dhe si duket një politikan sesa me skandalet e mëdha, inceneratorët…ajo dihet.
Kryemadhi i është përgjigjur akuzave për shpenzimin e shumave të mëdha të parave për ndërhyrje estetike, duke i quajtur si të pabesueshme dhe qesharake.
Kryemadhi tha se ka kryer ndërhyrje në San Marino dhe Vienë për kistin në kokë dhe të gjtha i ka deklaruar në ILKDP-i.
Në emisionin “Open”, Kryemadhi zbuloi dhe një episod të pazakontë, duke thënë se teksa po i dilte narkoza nga operacioni, iu shfaq në ëndërr Sali Berisha.
“Kam bërë edhe një cist në kokë madje kur më ka dalë narkoza, i kam thënë edhe Ilirit, më ka dalë në ëndërr Sali Berisha. Janë të gjitha të deklaruara te ILKDPI-ja.
Por është teoria shpif dhe bëj me baltë se diçka do të mbetet. Për pastrim parash hetohet vajza ime e vogël, me akuzën e WC-së së Edi Ramës që ëshët Halit Valteri.
Unë do kërkoj të hetohet për vëllain e Edi Ramës, gruan e Edi Ramës. Nënën e Erion Veliajt, gruan e Veliajt…”, deklaroi Kryemadhi.