Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që nuk duan ta shohin mirë, ose siç njihen ndryshe “haters”. Teksa fliste për akuzat që i janë bërë në SPAK, Kryemadhi tha se të gjithë ata që e akuzojnë sot, do ta shohin duke u plakur e lumtur krah bashkëshortit të saj. “Të plaken dhe të shohin Ilirin dhe Monikën dorë për dore,”-tha në fjalën e saj Kryemadhi. Kryemadhi, për të gjithë ata që nuk kanë informacion lidhur me jetën e saj personale, është e martuar me ish-presidentin e vendit, Ilir Meta. Çifti kanë bashkë tre fëmijë, Borën, Besardin dhe Erën.