Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi vendi ka më shumë nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje. Në një status në Facebook, Krymadhi postoi takimin që nenkryetarja e LSI Erisa Xhixho kishte zhvilluar me gratë e njësisë numër 1 në zonën e Ali Demit.
“Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje. Ato gra do ta përmirësojnë Shqipërinë, për ta kthyer në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre”, shkruan Kryemadhi në Facebook.