Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në përfundim të takimit me presidentin Ilir Meta në vijim të konsultimeve për datën e zgjedhjeve, dha një prononcim për mediat.
Ajo deklaroi se zgjedhjet duhej të ishin zhvilluar dy vite më parë, duke iu referuar pretendimeve të opozitës për manipulimin e procesit elektoral të qershorit 2017.
“Sot ishte një nga vizitat e mia të rralla në Presidencë. Kryesia e LSI vendosi që të isha unë në takim. Zgjedhjet duhet të ishin bërë, nuk mendoj se çështja është te data. Për LSI zgjedhjet duhet të ishin bërë dy vite më parë. Sa më shpejt zgjedhjet, aq më mirë për vendin dhe për shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.
“Do jemi në çdo proces zgjedhor që garanton qeverisjen europiane”, theksoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.