• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi: Zoti më ka dhënë forcën për të përballuar sfida të mëdha, unë do të mundohem pafundësisht për njerëzimin

11/11/2019
Monika Kryemadhi: Zoti më ka dhënë forcën për të përballuar sfida të mëdha, unë do të mundohem pafundësisht për njerëzimin

Monika Kryemadhi ka treguar se sa shumë beson në Zot dhe se sa shumë ai po ndikon në programin e saj politik.

Liderja e LSI-së nënvizon se do të punojë pafundësisht për njerëzimin.

“Në vijim të turit të takimeve me komunitetin shqiptar në Miçigan, vizitova dy kishat katolike që i shërbejnë komunitetit shqiptar.

Takimin e parë e zhvillova në kishën ‘Zoja Pajtore’ ku fillimisht takova Dom Ndue Gjergjin, i cili më foli për historinë e themelimit të kësaj kishe. Kjo kishë u krijua në qershor të vitit 1977, nga i ndjeri Dom Prek Ndervashaj, i pari prift katolik shqiptar që ngriti shërbimin meshtar në gjuhën shqipe në Detroit.

“Kisha Katolike ‘Zoja Pajtore’ është një qendër e re, e cila zhvillon aktivitete me karakter fetar, kombëtar e shoqëror në bashkësinë shqiptare, gjithashtu promovon libra dhe talente të reja, seminare dhe simpoziume të ndryshme”, tha Dom Ndue Gjergji.

Pas këtij takimi, mora pjesë edhe në meshën e zhvilluar në këtë kishë, ku mbajta edhe fjalën time para të pranishmëve.

‘Unë do të mundohem pafundësisht sepse, ashtu siç i thashë edhe Padre Ndues dje, kam gjetur paqen, qetësinë dhe lumturinë, ditën që jam gjendur pranë Zotit.

Besimi në Zot më ka dhënë forcën për të përballuar sfida të mëdha. Më ka ndihmuar në ndarjen midis të mirës dhe të keqes, për të bërë ndarjen në konflikt midis fëmijëve dhe mua, midis bashkëshortit dhe nënës dhe për të kuptuar që baza, forca dhe fuqia në të gjithë ne, është familja.

Prandaj lutemi që ne në Shqipëri të kemi një familje të fortë sepse në këto kohë të trazuara është shumë e rëndësishme për të mbajtur institucionin e fortë të familjes, ku në bazë të familjes ndërtohet shoqëria, dhe shoqëria është ajo që ndikon shtetin tonë.

Sot shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë për të pasur njëri tjetrin pranë, kanë nevojë për ta parë dhe për ta ndjerë njëri tjetrin si vëlla dhe si motër sepse vetëm kështu ne do të vazhdojmë të jemi një komb i denjë dhe i barabartë, për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian, ashtu si dhe për të qenë të barabartë si të gjithë popujt e tjerë në botë.”

E mbylla fjalën time duke i uruar të gjithë të pranishmit me një fjali zemre: Zoti ju ruajttë juve, Zoti ju ruajttë familjet tuaja dhe Zoti qoftë me ne kudo në rrugën tonë të drejtë, në mendje, në shpirt dhe në zemër.

Gjithashtu vizitova edhe Kishën e ‘Shën Palit’. Kjo kishë e themeluar në vitin 1981 nga komuniteti shqiptar sot drejtohet nga Dom Fred Kalaj. Kisha ‘Shën Palit’ i shërben rreth 2000 familjeve në Detroit.

Në fund u ndala edhe tek busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Detroit”, shkruan Kryemadhi.

Related Posts

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026
Denoncimi te Skënder Hita që çoi në ‘shkrirjen’ e Policisë së Sarandës
Kryesore

Denoncimi te Skënder Hita që çoi në ‘shkrirjen’ e Policisë së Sarandës

16/05/2026
Operacioni në Sarandë, reagon ministri Lamallari: S’ka vend në Policinë e Shtetit për ata që bëhen palë me krimin
Kryesore

Operacioni në Sarandë, reagon ministri Lamallari: S’ka vend në Policinë e Shtetit për ata që bëhen palë me krimin

16/05/2026
Ngjarje e rëndë/ 28-vjeçarja gjendet e pajetë në një apartament
Kryesore

Emrat/ Kush janë policët e arrestuar në Sarandë për ndërtime pa leje

15/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al