• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mori para për karburantin gjatë karantinës, flet deputeti i PD-së: Kam shumë qoka në zonë, vete nëpër ngushëllime, kur ka operime jam i pari

10/06/2020
Mori para për karburantin gjatë karantinës, flet deputeti i PD-së: Kam shumë qoka në zonë, vete nëpër ngushëllime, kur ka operime jam i pari

Deputeti Lefter Maliqi është mes atyre që kanë marrë rimbursim të shpenzimeve të karburantit për makinën edhe gjatë kohës kur i gjithë vendi ishte në karantinë dhe qarkullimi me makinë ishte ndaluar.  Në prononcimin e tij për Dosja.al, Maliqi u shpreh se nuk kishte qënë dakord me vendimin për përgjysmimin e rrogës si shenjë solidariteti për situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, pasi me ato para mund të ndihmonte disa familje në nevojë në zonën e tij. Më tej, Maliqi ka treguar popullaritetin e tij në zonë, duke rrëfyer se shkon në çdo “qokë” si një shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që i kanë besuar votën.

“Unë kam lëvizur dhe 570 mijë lekë nga paga e deputetit mi ka mbajtur dietat i ka marrë gjithë Kuvendi të gjithë deputetët dhe janë ligjore, ne të opozitës edhe pagën s’kishte pse ta përgjysmonte pasi me lekët e rrogës ndihmova mbi 40 familje në zonë. Ata të maxhorancës le ta linin dhe rrogën të gjithë se kanë tendera, drejtora, pushtet, biznesmena që i ndihmojnë e favorizojnë. Unë me pagën time shkoj në zonë vizitoj e ndihmoj familje në nevojë, vetë dhe në çdo ngushëllim dhe hedh nga paga gjysmake që marr. Iki në çdo vaki se është mirënjohja ndaj tyre. Unë vetë dhe në spitale kur ka operime të rënda për njerëzit e zonës. Pse t’ua lë atyre kur ia çoj hallexhinjve të zonës? Pse keni besim që Rama me pagat që u mbajti deputetëve, i përdori për pandeminë? Mos na hapni barkun me hajdutin më të madh të shqiptarëve?,”-u shpreh Maliqi.

Në listën e publikuar, Lefter Maliqi rezulton se ka përfituar 40,000 lekë për karburant dhe 75,250 lekë për dietë, edhe pse të gjithë kanë qëndruar në shtëpi dhe nuk kanë udhëtuar për shkak të shtetrrethimit të krijuar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani, Gega ka dy rreshtime fituese. Ja alternativat e “Demave” para Europës

Partizani në ndjekje të një qendërmbrojtësi, kryeqytetasit “përveshin mëngët”

18/05/2026
Kroacia/ Lista e Botërorit, mes risive dhe konfirmimeve

Kroacia/ Lista e Botërorit, mes risive dhe konfirmimeve

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al