• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Mos më nxirrni, dua të vdes në krahët e vajzës”, lutja rrëqethëse e piktores 30-vjeçare

28/11/2019
“Mos më nxirrni, dua të vdes në krahët e vajzës”, lutja rrëqethëse e piktores 30-vjeçare

“Mos më nxirrni, më lini të vdes këtu”, këto ishin fjalët e Diena Karanxhës (Meçe) në momentin kur ekipi i kërkim-shpëtimit po kryente gërmimet e fundit për ta nxjerrë nga rrënojat e pallatit 6-katësh. 30- vjeçarja pas lëkundjeve të forta të së hënës, qëndroi për më shumë se 12 orë e përqafuar me vajzën 8 vjeçe. E reja me profesion piktore, jetonte bashkë me prindërit e saj, pasi pak ditë më parë kishte humbur bashkëshortin.

Pas familjes Lala ku nga nëntë persona shpëtoi vetëm një, familja e 30- vjeçares është më e prekura në Durrës. Grupet e punës së shpëtimit arritën ta nxirrnin të gjallë nga rrënojat, por 30- vjeçarja humbi jetën pak orë më vonë.

Diena Reçi (Karanxha), më herët kishte humbur vajzën, Esielën. Familja Reçi ka pësuar një tragjedi të vërtetë, duke qenë se pak kohë më parë, Diena kishte humbur bashkëshortin, ndërsa humbi vajzën dhe ju bashkua familjes edhe vetë. Diena Karanxha kishte pasion pikturën dhe herë pas herë nuk mungonte në ekspozitat që organizoheshin në Durrës. Edhe pse vetëm 30 vjeçe, ajo e kishte kaluar një tragjedi të rëndë në jetë, humbjen e bashkëshortit.

“Mendoja gjithmonë që zoti me kishte dhënë shumë lumturi, duke pasur një shok e një bashkëshort si Dori im, por jeta qenka një sprovë e vërtetë. Më mungon shumë bebi im”, shkruante ajo pak vite më parë në “Facebook”.

Diena u gjet nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Ajo u dërgua në spital, por pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha, ndërroi jetë duke mos u mbijetuar frakturave që kishte marrë në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët deklaruan se e reja kishte hemorragji të brendshme.

Ndërsa trupi i saj dhe i vajzës së mitur u nxorën gjatë ditës së martë, vetëm të mërkurën u arrit të nxirrej trupi i nënës së saj, Roza Meçe. I mbijetuari i vetëm është kryefamiljari, Ajet Meçe, i cili në momentin e lëkundjeve të forta nuk ndodhej në banesë. I dërrmuar shpirtërisht, më keq se sa pallati ku banonte, ai shpresonte që nuk do të mbetej i vetëm pas kësaj tragjedie. Nuk i mban dot lotët, sa herë kujton humbjen e mbesës, për të cilën u kujdes që nga ardhja e saj në jetë.

Pallati ku këta jetonin, ishte ndërtuar pak vite më parë. Në fakt, pranë njëritjetrit qëndronin dy pallate identike të ndërtuara në të njëjtën kohë, nga i njëjti sipërmarrës. Pallati tjetër mori vetëm disa plasaritje të papërfillshme, ndërkohë ky pallat u shemb në vetëm pak sekonda.

Nuk dihet shkaku i vërtetë përse njëri nga dy pallatet identike qëndroi stoik dhe me pak fare plasaritje, ndërsa tjetri u shemb totalisht me lëkundjet e tërmetit. Dy pallatet ishin identikë, por me një përjashtim të vogël që mund të jetë bërë shkak për këtë tragjedi. Në pallatin e shembur, ishte ndërhyrë kohët e fundit në themele, pasi ishte ndërtuar një lokal. Shkatërrimi i bazamentit dhe dobësimi i themeleve dhe strukturës, dyshohet të jetë bërë shkak për shembjen e tij./ Panorama

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al