• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Mos pranoni shërbim nëse s’ju ofrohet në shqip”/ OMONIA sulmon Ornela Çuçin: Deklarata të tilla si e zv.ministres janë arsyeja që Shqipëria nuk integrohet

21/07/2020
“Mos pranoni shërbim nëse s’ju ofrohet në shqip”/ OMONIA sulmon Ornela Çuçin: Deklarata të tilla si e zv.ministres janë arsyeja që Shqipëria nuk integrohet

Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek Omonia e ka cilësuar racizëm deklaratën e zëvendës së turizmit dhe mjedisit, Ornela Çuçi, e cila vetëm dy ditë më parë u bëri thirrje qytetarëve që të mos pranonin asnjë shërbim në zonat e jugut të Shqipërisë, nëse nuk u ofrohet në gjuhën shqipe, por vetëm në greqisht.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare, Omonia, e konsideron të pafalshëm këtë thirrje të politikanes, duke mos harruar të shtojë edhe faktin se vetë pyëtja e gazetarit të emisionit, ku e bëri deklaratën Çuçi, ishte provokuese.

Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek Omonia shton më tej se ky është një racizëm linguistik dhe antihelenizëm nga ana e zv.ministres dhe se nuk ka sens të bëhet në momentin që zonat për të cilat ajo flet, sipas minoritarëve, janë të ambientuar me dygjuhësinë.

Reagimi i plotë

Tema: Racizmi gjuhësor nga Zëvendës Ministrja e Turizmit.

Mentaliteti që mbizotëron në administratën e lartë të shtetit e zbulon vetë deklarata e Zëvendës Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Qeverisë Rama, znj. Ornela Çuçi. Në pyetjen provokuese dhe kryesisht të njëanshme të gazetarit në kontekstin e intervistës së saj, dje në stacionin televiziv “Rtv Ora”, për atë që vizitori duhet të bënte në Jug të Shqipërisë (nënkupton zonat e Gjirokastrës, Sarandës, Himarës, etj), ku historikisht dhe në numër të konsiderueshëm jetojnë minoritarë kombëtarë grekë, politikanja bëri thirrje për të bojkotuar shërbimet që nuk u ofrohen në gjuhën shqipe. Një politkane e re, me origjinë nga Gjirokastra, që e njeh edhe karakterin dygjuhësh të rajonit, do të duhej të jepte një mësim që të adresonte në mënyrë të drejtë edhe pyetjen e gazetarit. Porn ë vend të kësaj, preferoi të bënte të kundërtën.

Ne e dënojmë pa mëdyshje atë si zv/ministre dhe i kujtojmë asaj që ne kemi siguruar të drejtën për të përdorur gjuhën tonë nga konventat dhe praktikat e Evropës. I bëjmë thirrje Çuçit që të marrë në konsideratë edhe faktin se sa e rëndësishme ka qenë gjuha greke për Shqipërinë dhe të gjithë rajonin, dhe arsimi që i ka dhënë asaj në kohën kur nën pushtimin Osman vendi ishte zhytur në hije dhe në një injorancë të thellë. Deklarata të tilla si e politikanes janë arsyeja që Shqipëria nuk integrohet, shoqëria e saj nuk emancipohet dhe rrjedhimisht nuk ka pas përparim ekonomik.

Nga Zyra e Shtypit dhe e Informacionit

DEEEM – OMONIA

Vetëm para disa ditësh, Zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, u shpreh se përdorimi i gjuhës greke në jugun e Shqipërisë nuk është një politikë qeveritare, por politikë e shitësit ose atij që ofron shërbimin. Më tej ajo u ka bërë dhe një thirrje të pazakontë qytetarëve, duke thënë se nëse nuk ofrohet shërbimi në shqip të mos merret.

Related Posts

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi
Lajme

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al