• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Mos u afroni se do ju ** robt”: Ja si nisi sherri masiv nga Instagrami. Të riut nuk i del inati, vjen nga Greqia për të rrahur shokun

27/12/2020
Nuk mbanin maskën, gjobiten 727 persona në Shqipëri

Instagrami po kthehet në një mollë sherri për të rinjtë, që sapo shohin ndonjë reagim tek të afërmit e tyre, nuk tolerojnë dhe i futen debateve. Përleshja më e fundit me brisqe dhe thika ka ndodhur në zonën e Babrrusë raporton jo zyrtarisht policia për gazetën Si.

Dhe pasi të dëmtuarit janë dërguar në spital për mjekim, agjentët janë befasuar kur secili nga të rinjtë tregoi se një fishkëllimë hap plagët e vjetra dhe nxjerr në shesh inatet e shkaktuara nga instagrami. “Është bërë njoftim në sallën operative nga shtetasit se në vendin e quajtur Babrru kishte një konflikt dhe se gjatë këtij konflikti kishte dhe persona të lënduar, të cilët pas njoftimit në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca  dh më pas personat e dëmtuar janë dërguar në spitalin e traumës”, shkruan në raportin e ngjarjes oficeri i sallës operative.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Demokracia, në trotuarin përballë një laboratori analizash. nga marrja në pyetje e të dëmtuarve në spital ata rrëfejnë se grindja në instagram i kishte sjellë të gjitha.

F.L. i moshës 17 vjeç, nxënës në vitin e dytë në një shkollë te mesme tregon se së bashku me shokun e tij B.H po shkonin për kafe. Në këtë kohë kanë parë E.H. i cili ju ka fishkëllyer duke ju bërë shenjë të ndalonin. Të rinjtë ishin me biçikletë dhe inati i këtij të fundit nuk kishte rënë, pas sharjeve dhe ofendimeve në instagram. “Kur u afruam për tu sqaruar , ai tha mos u afroni se do ju … robt, në këtë moment E. nxori nga  xhepi një send duke goditur në krah.

Më pas shkoi dhe goditi dhe shokun. Kur ai iku me shpejtësi njoftova policinë”, rrëfen i dëmtuari. Kur oficeri e pyet a e njihte agresorin ai shpjegon “e njoh prej shtatë vitesh, ky person jeton në Greqi me prindërit. Mes nesh ndodhi një keqkuptim dhe sherr në instagram, dhe për këtë shkak ndodhi sulmi”.

Mes shumë personave të pyetur si dëshmitarë, përshkruhet edhe deklarata e të riut, edhe ai i moshës 17 vjeç. I dyshuar për plagosjen e dy bashkëmoshatarëve të tij ai tregon se ishte i nevrikosur dhe se pala tjetër e provokoi.

“Isha kthyer një ditë më parë nga Greqia, njërin nga këta persona e njoh pasi e kam patur shok klase”, e nis mbrojtjen 17 vjeçari E.H. “Shkëmbyem debate në instagram me F. pasi më thoshte se kisha hedhur fjalë në rrjetin e tij instagram dhe këtu filluam të shaheshim. Pasi u ktheva nga Greqia po dilja nga berberi kur këta të dy më thirrën dhe më urdhëruan të ndaloja.

Më qëlluan me grusht, u mundova të shkëputem, por ata më goditën prapë. Në këtë moment u nxeha, nuk u kontrollova dot dhe nxora një brisk dhe i qëllova. Pa e ditur ç’po bëja e lëviza majtas djathtas, u ndjeva i tronditur dhe s’di si e bëra atë veprim”, shton i riu. Por policia i ka kërkuar E.H se ku e kishte hedhur më pas mjetin prerës dhe ai deklaron “e flaka në lumë, isha duke vrapuar dhe diku e hodha, erdhi çdo gjë nga instagrami”, e mbyll deklaratën në polici adoleshenti. Si

Related Posts

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi
Lajme

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al