Orët e para të mëngjesit të sotëm Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka shkaktuar edhe viktima. Por disa prej tyre janë persona, të cilët në panik e sipër janë hedhur nga ballkonet duke pësuar dëmtime edhe më të mëdha nga ato që do të merrnin nga tërmet i mundshëm.
Për këtë arsye ju risjellim edhe njëherë disa këshilla që duhet të ndiqni për t’ja hedhur paq lëkundjeve të tokës.
Nëse jeni brenda banesës gjatë një tërmeti
Uluni në tokë dhe futuni poshtë në tavolinë derisa të ndalojnë lëkundjet. Nëse nuk keni një tavolinë pranë, mbuloni fytyrën dhe kokën me krahë dhe menjëherë shkoni në cepin e shtëpisë.
Qëndroni larg nga gotat, dritaret, dyert dhe çdo gjë që mund të bjerë, siç janë lapadarët apo mobiljet.
Qëndroni në shtrat nëse jeni aty kur bie tërmeti. Qëndroni dhe mbrojeni kokën me një jastëk.
Qëndroni brenda shtëpisë derisa lëkundja të ndalet dhe pasi çdo gjë të qetësohet, dilni jashtë. Mos dilni nga një ndërtesë gjatë lëkundjeve. Studimet kanë treguar se dëmet më të mëdha ndodhin kur njerëzit tentojnë të largohen nga banesa.
MOS përdorni ashensorët.
Nëse jeni jashtë banesës gjatë një tërmeti
Qëndroni jashtë
Largohuni nga ndërtesat, dritat e rrugës dhe telat
Nëse jeni në një automjet gjatë një tërmeti
Ndaloni sa më shpejt që të keni mundësi.
Shmangni ndalimin afër ose poshtë ndërtesave, pemëve, mbikalimeve.
Ecni me kujdes pasi tërmeti të ketë ndalur. Shmangni rrugët ose urat që mund të jenë dëmtuar nga tërmeti.
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.