Kjo e dielë supozohet të ishte një ditë normale pushimi, ku turistë të shumtë do ishin duke pushuar në plazh duke shijuar rrezet e diellit në këto ditë korrikut. Por moti, papritmas mori një kthesë të fuqishme. Nga një javë e karakterizuar me temperatura të larta, kjo e dielë solli erëra të fuqishme. Në plazhin e Dhërmiut kishte dallgë të forta, ndërsa era shkaktoi jo pak dëme në njësitë e shërbimit në këtë plazh. Shihni fotot që sjell Argjirolajm.net










