• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës

01/01/2026
Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës

Autoritetet detare kanë njoftuar për përkeqësim të ndjeshëm të kushteve hidrometeorologjike në det, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë periudhës 2–7 janar 2026.

Sipas parashikimeve, duke filluar nga ora 06:00 e datës 2 janar, era do të fryjë nga drejtimi jug–jugperëndim me forcë 5–6 ballë, shpejtësi 10–15 m/s dhe dallgëzim që pritet të arrijë nga 1 deri në 1.5 metra.

Për shkak të këtyre kushteve, është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe e anijeve të peshkimit që operojnë brenda Gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, nga ora 06:00 e datës 2 janar deri në orën 06:00 të datës 7 janar 2026.

Drejtuesit e mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit këshillohen të tregojnë kujdes maksimal, të marrin parasysh kushtet e motit dhe të zbatojnë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së jetës në det.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari detare të bashkëpunojnë për marrjen e masave parandaluese, duke siguruar mjetet lundruese në port dhe duke rritur gatishmërinë e ekuipazheve.

Ndërkohë, anijet e transportit detar ndërkombëtar do të vijojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve të planifikuara. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit parashikohet pas orës 06:00 të datës 7 janar 2026.

Related Posts

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident
Kryesore

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

01/01/2026
“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën
Lajme

“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën

01/01/2026
Lajme

Moti/ Janari nis me stuhi dimërore

01/01/2026
Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!
Lajme

Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!

01/01/2026
Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?
Lajme

Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?

01/01/2026
Fier, 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve
Lajme

Fier, 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

01/01/2026
Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al