• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

MOTO GP/ Mark Markez hesht Muxhelon, dominon në pistën “e tersit”

23/06/2025
MOTO GP/ Mark Markez hesht Muxhelon, dominon në pistën “e tersit”

Pas suksesit në Sprint, Mark Markez është rikthyer te fitorja në Çmimin e Madh të Muxhelos pas 11 vitesh. I nisur nga “pole position”, pasi kishte fiksuar kohë rekord për pistën, piloti italian i Dukatit mbylli dje një fundjavë perfekte në Itali, duke shënuar triumfin në ndalesën e nëntë sezonale të kampionatit.

23 xhiro emocionuese me parakalime dhe kundërparakalime, mes vëllezërve Markez dhe Peko Banjajas, ndërsa në fund festa i takoi tetë herë kampionit të botës. Një betejë e bukur, e shoqëruar edhe me disa kontakte të lehta mes dy pilotëve të Dukatit zyrtar, ndërsa më tej Markez e konsolidoi kreun, duke shkuar drejt fitores në tokën italiane, në një pistë që historikisht ka vuajtur. Në vend të dytë u klasifikua Aleks Markez (Gresini), ndërsa Banjaja nuk mundi të mbante pozicionin e tretë, teksa u kalua në xhiron e parafundit nga bashkëkombësi i tij, Fabio di Xhanantonio (VR46).

Kjo ishte fitorja numër 93 në karrierë për Mark Markez, duke i përfshirë të tria kategoritë, me pilotin spanjoll që i forcon edhe më shumë pozitat e tij si lider i kampionatit, duke e thelluar diferencën më ndjekësit. Me Banjajën të katërtin, pesëshja e parë në garën e djeshme në Muxhelo u plotësua nga Marko Bexeki (Aprilia). Më tej, sipas radhës me Franko Morbidelin (VR46) në vend të gjashtë, top-10 u kompletua nga Raul Fernandez (Aprilia Trackhouse), dy KTM-të Red Bull të Pedro Akostës dhe Bred Binderit, si dhe Ai Ogura (Aprilia Trackhouse).

POLEMIKAT

Ndonëse në pistë gjithçka shkoi në perfeksion për Mark Markezin, në tribuna ai nuk u prit mirë nga publiku italian. Duke mos i harruar përplasjet e së shkuarës me idhullin e tyre, Valentino Rosin, tifozët e vërshëllyen spanjollin. Momente tensioni që sollën edhe ndërhyrjen e menaxherit të Dukatit, Davide Tardoci. Ky i fundit iu drejtua kështu publikut në zonën qendrore të tribunës: “Pushoni! Tani është u kuq”, duke evidentuar ngjyrat që mbron Mark Markez si pilot i Dukatit zyrtar.

PROTAGONIST

Duke u kthyer te Mark Markez, protagonist i garës në Muxhelo dhe i këtij sezoni në Moto GP, spanjolli e komentoi kështu suksesin e arritur në Itali: “Ndjesi fantastike me motorin. Sot, Dukati im nuk ishte i kuq, por sërish përfaqësonte shpirtin e ekipit tonë. Ky është një podium shumë i veçantë, jam super i lumtur. Do të doja t’i kisha menaxhuar gomat që nga fillimi, ishte plani im ideal, por Aleksi dhe Peko më vështirësuan. Megjithatë, isha mjaft i qetë. Isha pak i kujdesshëm në atë fazë, pastaj kur Aleks vazhdoi të shtynte përpara, i thashë vetes se aty ishte fillimi i vërtetë i garës. Në garë pista ishte kritike, nuk e di pse. Pasi isha në krye, bëra ikjen dhe ia dola. Megjithatë, mendoj se nëse Aleksi, Peko apo Di Xhanantonio do të më kishin arritur, nuk do të kisha bërë asgjë të çmendur, sepse ishte shumë e rëndësishme të përfundoja garën. Kjo fitore është kurorëzimi i një fundjave të shkëlqyer”, deklaroi Markez. Ndalesa e radhës e kampionatit do të jetë këtë fundjavë në Holandë.

 


Related Posts

VIDEO/ United bie në Premier League, feston Hull City
Sport

VIDEO/ United bie në Premier League, feston Hull City

22/08/2026
Nis sot Vuelta e Spanjës 2026, të gjithë kundër… Pogaçarit – Balkanweb.com – News24
Sport

Nis sot Vuelta e Spanjës 2026, të gjithë kundër… Pogaçarit – Balkanweb.com – News24

22/08/2026
“O sa mirë me qen shqiptar”, Kosova e “djeg” në Suedi, festë me flamuj kuqezi dhe me shqiponjë (VIDEO)
Sport

Asllani i është bërë fiksim, Dortmundi nuk heq dorë nga sulmuesi – Balkanweb.com – News24

22/08/2026
Nga altari në fushë, CR7 feston me Al Nassr, kap kuotën e 977 golave (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga altari në fushë, CR7 feston me Al Nassr, kap kuotën e 977 golave (VIDEO)

22/08/2026
Nga altari në fushë, CR7 feston me Al Nassr, kap kuotën e 977 golave (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga altari në fushë, CR7 feston me Al Nassr, kap kuotën e 977 golave (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

22/08/2026
“Festë” te Lecce, rikuperohet Berisha, ja kur pritet të rikthehet
Sport

Merr fund makthi për Medon Berishën, Lecce del me njoftim zyrtar – Balkanweb.com – News24

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ United bie në Premier League, feston Hull City

VIDEO/ United bie në Premier League, feston Hull City

22/08/2026
Nis sot Vuelta e Spanjës 2026, të gjithë kundër… Pogaçarit – Balkanweb.com – News24

Nis sot Vuelta e Spanjës 2026, të gjithë kundër… Pogaçarit – Balkanweb.com – News24

22/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al