Ernest Muçi nuk ia doli të shtunën që të linte shenjën e tij në duelin e Trabzonsporit ndaj Gallatasarajt, pasi trajneri Fatih Teke vendosi të linte lojtarin në tribunë. Muçi kishte pësuar dëmtim me Kombëtaren dhe ndonëse ishte kthyer në stërvitje me klubin e tij, kishte shfaqur probleme të tjera.
“Dy ditë më parë, Muçi vuajti nga një spazmë e rëndë në kurriz. Nuk është në fushë sot dhe nuk është e qartë nëse do të mund të luajë javën tjetër”, tha trajneri para fillimit të ndeshjes. Trabzonspori fitoi 2-1 dhe pas duelit, tekniku u ndal përsëri te situata e Muçit, duke vënë në dyshim kthimin e tij të shpejtë.
“Kjo ndeshje në veçanti, ishte me të vërtetë e vështirë. Batagov do të jetë e vështirë që të kthehet në javën e ardhshme, Muçi do të jetë shumë e vështirë, Oulai do të jetë e vështirë”, tha ai duke iu referuar mungesave që kishte pasur ekipi i tij dhe që duket se do të vazhdojnë edhe në vijim në një moment kyç të sezonit, kur Trabzonspor e sheh veten përsëri si protagonist në luftën për titull.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








